Dosja: “Svetozar Andriq”

Dosja: “Svetozar Andriq”

Online razgovor SLIKA EN - 17Gjatë konfliktit të armatosur në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), Svetozar Andriq shërbeu si komandant i Brigadës së Parë të Këmbësorisë Biraç të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) dhe, pas korrikut 1995, si zëvendës komandant dhe shef i Stafit Korpus të Drinës të VRS.

Dëshmitë e paraqitura në këtë dosje tregojnë se, që nga maji 1992, kur Andriqi urdhëroi “përzënien e popullatës myslimane” nga komuna e Zvornikut dhe ngritjen e kampit të Sushicës në Vlasenicë1, anëtarët e Brigadës Biraç, në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me të tjera njësi ushtarake dhe policore kanë kryer krime të shumta në komunat e zonës së përgjegjësisë së brigadës. Dosja gjithashtu paraqet prova të rolit të Svetozar Andriqit në gjenocidin e kryer në Srebrenicë në korrik 1995.

Brigada e Parë e Këmbësorisë së Biraçit mori pjesë në përzënien me dhunë, dëbimin dhe deportimin e popullatës joserbe nga komunat e Zvornikut, Vlasenicës dhe Kalesijës, po ashtu vrasjen e civilëve gjatë pushtimit të territorit si dhe djegien dhe shkatërrimin e fshatrave.

Anëtarët e Brigadës Biraç kontrollonin kampin e Sushicës, së bashku me objektet e tjera të paraburgimit brenda zonës së tyre të përgjegjësisë, ku të burgosurit dhunoheshin dhe vriteshin fizikisht dhe psikologjikisht. Gjithashtu gratë që ishin të ndaluara në këto obijekte paraburgime përjetuan edhe dhunë seksuale.

Si komandant i Brigadës Biraç, Svetozar Andriq mori pjesë në përgatitjen dhe kryerjen e sulmit në Srebrenicë në korrik 1995.Në kohën kur u kryen ekzekutimet masive të burrave të Srebrenicës, Andriq, me gradën kolonel, ishte emëruar shef.i Shtabit dhe Zëvendës Komandant i Korpusit të Drinës të VRS-së.Në ekzekutime morën pjesë pjesëtarë të Korpusit të Drinës. Personeli i trupës dhe burimet materiale u përdorën për pastrimin e zonës dhe fshehjen e krimeve duke i varrosur viktimat në varre masive.

Dosja bazohet në dokumente ushtarake dhe policore të pranuara si prova në disa procedura para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), deklarata të dëshmitarëve  dhe deklarata para gjykatave ndërkombëtare dhe kombëtare, artikuj gazetash dhe burime të tjera relevante.

Dosjën “Svetozar Andrić” mund t’a gjeni këtu.

Share