Serbi nga Kosova u lirua për krimet e luftës në Kamenicë

Serbi nga Kosova u lirua për krimet e luftës në Kamenicë

fdh_kosovo_logoNë datën 05 shkurt të vitit 2024 trupi gjykues i Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës/Priština ka shpallur aktgjykimin lirues kundër të pandehurit Zllatan Arsiq lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), i cili monitoroi këtë proces gjyqësor, shpreh vlerësimin se trupi gjykues ka mbajt një proces të drejtë gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm. Shqyrtimi gjyqësor në këtë rast përfundoi brenda (3) muajve.

Gjykata nuk ka mundur të vërtetojë akuzat e prokurorisë se i pandehuri Arsiq në cilësinë e një polici në bashkëkryerje me anëtarë të tjerë të policisë serbe, ka marrë pjesë në keqtrajtimin e Besim Muhaxherit gjatë muajit mars të vitit 1999 në Stacionin Policor në Kamenicë/Kamenica.

Po ashtu, trupi gjykues nuk ka arritur që të konfirmojë pjesëmarrjen e Arsiqit gjatë muajit shkurt-mars të vitit në dëbimin, plaçkitjen dhe keqtrajtimin e civilëve shqiptarë të Kamenicës/Kamenica në përputhje me pretendimet e aktakuzës në pikën e dytë.

I pandehuri Zllatan Arsiq u arrestua më 7 mars të vitit 2023 nga Policia e Kosovës. Në datën 28 korrik të vitit 2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ngriti aktakuzën kundër të pandehurit Arsiq.

Shqyrtimi kryesor ka filluar më 24 nëntor të vitit 2023 ku janë mbajtur gjashtë (6) seanca gjyqësore, gjatë të cilave u dëgjuan pesë (5) dëshmitarë të propozuar nga prokuroria dhe një (1) dëshmitar i propozuar na mbrojtja.

Që nga momenti i arrestimit deri në shpalljen e aktgjykimit nga trupi gjykues, i pandehuri qëndronte në paraburgim.

Palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Share