KONKURS: Shkolla Rajonale e Drejtësisë tranzicionale
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) fton të rejat dhe të rinjtë e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Kroacisë dhe Serbisë të aplikojnë në konkursin për regjistrimin e gjeneratës së pestë të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale, që do të mbahet online nga data 6 deri më 10 Dhjetor të vitit 2021.
Për Shkollën
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale është një program arsimor joformal mbi konceptet themelore të drejtësisë tranzicionale, fakte të vërtetuara nga gjykata për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në ish-Jugosllavi, mekanizmat për vërtetimin e këtyre fakteve, nevojën për reforma institucionale në shtetet e post-konfliktit, politikat e kujtesës dhe aspektet e ndërlidhura të procesit të ballafaqimit me të kaluarën.
Programi i Shkollës së Pestë Rajonale është hartuar si një seri prej 17 sesionesh interaktive, gjatë të cilave pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë ligjërata nga eksperte dhe ekspertë të fushës së drejtësisë tranzicionale, si dhe të diskutojnë tema të ndryshme.
Orari përfundimtar i ligjëratave dhe lista e ligjëruesve do të jenë të disponueshme në fund të nëntorit.
Gjuhët e punës së Shkollës do të jenë BHS dhe Shqip, dhe gjatë të gjitha seancave do të sigurohet përkthim simultan. Komunikimi me organizatorët do të bëhet në gjuhën angleze, prandaj njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme.
Aplikimi
Në konkurs mund të aplikojnë profesionistë të rinj të punësuar në administratën shtetërore, studentë të shkencave sociale në vitet e fundit dhe studimet pasuniversitare, aktivistë të shoqërisë civile, anëtarë të partive politike, gazetarë dhe artistë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Kroacia dhe Serbia.
Aplikimi për pjesëmarrje bëhet me plotësimin e formularit në gjuhën angleze të disponueshëm këtu, më vonë deri më 21 Nëntor 2021 në orën 23:59. Kandidatët dhe kandidatet e pranuar/a do të njoftohen deri më 26 nëntor të vitit 2021.
Çdo pyetje në lidhje me aplikimin për Shkollën Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale, mbajtjen dhe programin e saj mund ta dërgoni në adresën e email-it tj-school@hlc-rdc.org.