Gjykimet për krimet e luftës – ende në fillim

Gjykimet për krimet e luftës – ende në fillim

hlck

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta në projektin “Monitorimi i Gjykimeve të ndërlidhura me Krimet e Konfliktit në Kosovë dhe Përfshirja e Rinisë në Sektorin e Drejtësisë”, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) e publikon raportin mbi monitorimin e gjykimeve më të rëndësishme gjatë vitit paraprak 2019 me titullin “Gjykimet për krimet e luftës – ende në fillim”.

Në raport janë përfshirë analizat e gjykimeve, të cilat vëzhguesit e FDHK i kanë përcjellë gjatë vitit 2019. Po ashtu, janë paraqitur rezultatet, të cilat i kanë realizuar institucionet e gjyqësorit në procesimin e krimeve të luftës. Në fund, janë dhënë rekomandimet për institucionet e gjyqësorit me qëllim të zotërimit sa më të suksesshëm të problemeve, me të cilat gjyqësori kosovar për momentin ballafaqohet si dhe për hir të realizimit të rezultateve sa më të mira në periudhën në vijim.

Në këtë raport janë përfshirë 19 lëndë, në të gjitha fazat e procedurës penale. Procedura parapenale është ngritur kundër tetë (8) personave, të cilët gjatë vitit janë privuar nga liria për shkak të dyshimeve të bazuara se e kanë kryer veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile. Nga liria janë privuar kryesisht në kalimin  kufitar me rastin e hyrjes së tyre në territorin e Kosovës. Me atë rast, iu është caktuar masa e paraburgimit dhe kundër tyre janë ngritur edhe hetimet. Në lidhje me dy (2) prej personave të cilët janë privuar nga liria, pas sigurimit të provave, hetimet janë ndërprerë dhe ata janë liruar nga paraburgimi. Në lidhje me katër (4) të tjerë të dyshuar, para fundit të vitit janë ngritur tri (3) aktakuza, derisa procedura hetimore ka vazhduar në lidhje me dy (2) persona të tjerë.

Në lidhje me akuzat për krime të luftës në periudhën e raportimit kanë vazhduar dy (2) shqyrtime kryesore të filluara në vitet paraprake. Në raport janë bërë analizat edhe të procedurave ankimore lidhur me akuza si dhe lidhur me lëndë të caktuara, të cilat janë të ndërlidhura me lëndë të krimeve të luftës e të cilat kanë prapavijë politike ose etnike.

Mbi këto dhe vëzhgimet e tjera, të cilat, sipas FDHK e kanë përcjellë gjyqësorin kosovar në vitin  2019, në mënyrë të hollësishme mund të njiheni në versionin online të raportit vjetor “Gjykimet për krimet e luftës – ende në fillim”.

Projekti “Monitorimi i Gjykimeve të ndërlidhura me Krimet e Konfliktit në Kosovë dhe Përfshirja e Rinisë në Sektorin e Drejtësisë” përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe nga Unioni Evropian përmes projektit “Transformimi i perceptimeve të konfliktit përmes rritjes së përfshirjes qytetare dhe të komuniteteve në Kosovë”.

Share