Rezolutë e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Kongresit të SHBA-ve mbi rastin e vëllezërve Bytyqi

Rezolutë e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Kongresit të SHBA-ve mbi rastin e vëllezërve Bytyqi

Duke shprehur ndjenjën e Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me vrasjen në stilin e ekzekutimit të shtetasve të Shteteve të Bashkuara, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Republikën e Serbisë në muajin korrik të vitit 1999.

NË DHOMËN E PËRFAQËSUESVE

6 Shkurt,  2017

Z. Zeldin (për veten e tij, Z. Smith i New Jerseyt, Z. Engel, dhe Znj. Meng) kanë dorëzuar rezolutën e radhës; e cila i është drejtuar Komitetit për Punë të Jashtme

REZOLUTËN E RADHËS

Duke shprehur ndjenjën e Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me vrasjen në stilin e ekzekutimit të shtetasve të Shteteve të Bashkuara, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Republikën e Serbisë në muajin korrik të vitit 1999.

Duke e pasur parasysh se vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi kanë qenë shtetas të Shteteve të Bashkuara, të lindur në  Çikago, Illinois, nga prindër shqiptarë etnik nga ajo që sot është Republika e Kosovës, dhe të cilët më pas kanë jetuar në Hampton Bays, New York;

Duke e pasur parasysh se të tre vëllezërit Bytyqi i janë përgjegjur brutalitetit të konfliktit lidhur me ndarjen e Kosovës nga Republika e Serbisë dhe Republika Federale e Jugosllavisë, pjesë përbërëse e së cilë ka qenë Serbia, duke iu bashkëngjitrur të ashtuquajturës “Brigada e Atlantikut” të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës në muajin prill të vitit 1999;

Duke e pasur parasysh se Marrëveshja Ushtarako-Teknike midis Qeverisë së Jugosllavisë dhe Këshillit të Atlantikut Verior ka hyrë në fuqi në datën 10 qershor të vitit 1999, që ka çuar te ndërprerja e armiqësive;

Duke e pasur parasysh se vëllezërit Bytyqi kanë qenë të arrestuar në datën 23 qershot të vitit 1999 nga policët serb brenda Republikës Federale të Jugosllavisë kur vëllezërit Bytyqi aksidentalisht e kanë kaluar atë që aso kohe ka qenë kufi administrativ i pashënjuar ndërsa po e përcjellnin një familje rome, që kanë qenë fqinjë, për arsye sigurie jashtë Kosovës;

Duke e pasur parasysh se vëllezërit Bytyqi kanë qenë burgosur 15 ditë për hyrje ilegale në Republikën Federale të Jugosllavisë, në Prokuplje, Serbi, deri sa gjyqtari nuk e ka urdhëruar lirimin e tyre në datën 8 korrik të vitit 1999;

Duke e pasur parasysh se, në vend se të liroheshin, vëllezërit Bytyqi janë marrë nga një njësi speciale e veprimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe janë dërguar në një objekt të trajnimit afër Petrovo Selo, Serbi, ku që të tretë janë ekzekutuar;

Duke e pasur parasysh se në kohën e vrasjes së tyre, Ylli ka qenë në moshën 25 vjeçare, Agroni 23, kurse Mehmeti 21 vjeçar;

Duke e pasur parasysh se presidenti jugosllav Sllobodan Milloseviqi ishte larguar nga posti i tij në datën 5 tetor të vitit 2000, pas demonstratave masive që protestonin kundër refuzimit të tij për të njohur dhe pranuar rezultatet e zgjedhjeve një muaj më parë;

Duke e pasur parasysh se në vitin në vijim, lidershipi i Serbisë kishte punuar për të përforcuar institucionet demokratike, për të zhvilluar respektimin më të fuqishëm të sundimit të ligjit si dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut dhre liritë fundamentale, duke e përfshirë këtu edhe atë se Republika Federale e Jugosllavisë kishte evoluuar në Unionin e Shteteve të Serbisë dhe të Malit të Zi në muajin shkurt të vitit 2003, që vetiu ishte shpërbërë kur të dyja republikat e kishin shpallur pavarësinë e tyre respektive në muajin qershor të vitit 2006;

Duke e pasur parasysh se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Serbi, ka qenë e informuar në datën 17 korrik të vitit 2001 se trupat e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit janë gjetur me duar të lidhura dhe plagë nga armë të zjarrit pas kokës, se ishin varrosur në maje të një varreze masive të mëhershme me përafërsisht 70 trupa të civilëve të vrarë nga Kosova;

Duke e pasur parasysh se autoritetet serbe pastaj kanë kryer hetime, por kurrë nuk i kanë akuzuar ata individë të cilët kanë qenë pjesë e zingjirit komandues të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me këtë krim, duke e përfshirë këtu edhe Ministrin e Punëve të Brendshme Vllajko Stojilkoviq, Zëvendësministrin dhe Shefin e Departamentit të Sigurisë Publike, Vllastimir Gjorgjeviqin, si dhe komandantin e kampit të trajnimit për veprime speciale Goran “Guri” Radosavljeviqin;

Duke e pasur parasysh se Vllajko Stojilkoviqi kishte vdekur nga një plag e vet-shkaktuar në muajijn prill të vitit 2002 para se të transferohej në paraburgim në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për ish Jugosllavinë, ku ai ka qenë i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe të zakoneve të luftës gjatë konfliktit në Kosovë;

Duke e pasur parasysh se Vllastimir Gjorgjeviqi është arrestuar dhe transferuar në paraburgim në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për ish Jugosllavinë në muajin qershor të vitit 2007 dhe është dënuar në muajin shkurt të vitit 2011 me burgim në kohëzgjatje prej 27 vitesh (më vonë të reduktuara në 18 vite) për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe të zakoneve të luftës gjatë konfliktit në Kosovë;

Duke e pasur parasysh se Goran “Guri” Radosavljeviqi është raportuar se banon në Serbi, ku punon si drejtor i një firme të konsulencës së sigurisë në Beograd dhe se është anëtar i shquar i partisë politike në pushtet;

Duke e pasur parasysh se dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Sretan Popovqi dhe Millosh Stojanoviqi, janë akuzuar në vitin 2006 për krime në lidhje me përfshirjen e tyre në paraburgosjen dhe transportimin e vëllezërve Bytyqi nga Prokuplja në Petrovo Selo, por janë liruar në muajijn maj të vitit 2012 nga një gjykatë e apelit, e cila e ka konfirmuar verdiktin në muajin mars të vitit 2013;

Duke e pasur parasysh se asnjë individ kurrë nuk është gjetur fajtor për vrasjen e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit ose për çfarëdo krimi tjetër në lidhje me vdekjen e tyre; dhe

Duke e pasur parasysh se asnjë individ nuk është duke u përballur aktualisht me akuza penale lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi përkundër shumë premtimeve të zyrtarëve serb për ta zgjidh rastin: Tash, së këndejmi, le të

Vendoset nga Dhoma e Përfaqësuesve (me pajtimin e Senatit), Se është ndjenja e Kongresit se—

(1) ata individë, që janë përgjegjës për vrasjen në muajin korrik të vitit 1999 të shtetasve të Shteteve të Bashkuara, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Serbi, duhet të sjellen para drejtësisë;

(2) është e papranueshme që kurrë asnjë individë nuk është gjetur fajtor për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi ose për cilindo krim në lidhje me vdekjen e tyre dhe se, madje, asnjë individ nuk është duke u përballur me akuza për këto krime të tmerrshme;

(3) Qeveria e Serbisë dhe ministritë e saj përkatëse, duke e përfshirë Zyrën e Prokurorisë për Krime të Luftës të Serbisë, duhet ta bëjë prioritet hetimin dhe ndjekjen sa të jetë e mundur më të shpejtë të zyrtarëve të tashëm ose ish zyrtarëve që besohet të jenë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejtë ose tërthorazi;

(4) Shtetet e Bashkuara duhet t’i kushtojnë burime të mjaftueshme që plotësisht të ndihmojnë dhe që në mënyrën e duhur të monitorojnë përpjekjet e Qeverisë së Serbisë dhe të minisitrive e të zyrave të saj relevante në hetimin dhe në ndjekjen, sa të jetë e mundur më shpejtë, të atyre individëve që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejtë ose tërthorazi; dhe

(5) progresi në zgjidhjen e këtij rasti ose, rrjedhimisht, mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm i cili më tutje e përcakton zhvillimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.

Share