Dosje: “Largimi i provave mbi krimet gjatë luftës në Kosovë: OPERACIONI I FSHEHJES SË TRUPAVE”

Dosje: “Largimi i provave mbi krimet gjatë luftës në Kosovë: OPERACIONI I FSHEHJES SË TRUPAVE”

UklanjanjeDokaza-enNga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Republikës së Serbisë, në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë në vitin 1999, para së gjithash civilë, të cilët kanë pësuar jashtë luftës. Në Batajnicë, afër Beogradit janë zbuluar 744 kufoma të shqiptarëve të Kosovës, në Petrovo Selo së paku 61 trupa, kurse tek liqeni Peruçac (Perućac) varreza masive me 84 trupa. Më pas, në varrezën masive Rudnica janë zbuluar edhe së paku 52 kufoma.

Në varreza, përpos meshkujve, janë gjetur edhe trupa të femrave dhe të fëmijëve, kurse shkaku më i shpeshtë i vdekjes kanë qenë plagët nga arma e zjarrit, në numrin më të madh të rasteve në kokë, gjë që tregon se viktimat nuk kanë pësuar gjatë luftës, por nga ekzekutimet jashtë luftës.

Në dosje janë analizuar deklaratat e dëshmitarëve, të cilat mund të ndahen në dy grupe: grupin e parë e përbëjnë dëshmitarët okularë dhe viktimat e mbijetuara, kurse grupin tjetër, më të madh në numër – insajderët, kryesisht pjesëtarë të policisë dhe të ndërmarrjeve publike, të cilët kanë marrë pjesë në transportin dhe varrosjen e trupave. Krahas kësaj, janë analizuar edhe një numër i madh i dokumenteve të policisë dhe të ushtrisë, para së gjithash të qasshëm nëpërmjet të bazës së GJNPJ, por edhe dokumente deri tek të cilat ka ardhur Fondi për të Drejtën Humanitare nga gjykatat në mënyrë të pavarur.

Nga provat rezulton se vendimi për fshehjen e gjurmëve të krimeve është planifikuar më së voni në muajin mars të vitit 1999 në nivelin më të lartë shtetëror, kurse në fshehjen e trupave kanë marrë pjesë pjesëtarët e Departamentit për Siguri Publike dhe Departamentit të Sigurimit të Shtetit të MPB-së së Serbisë si dhe Ushtria e Jugosllavisë nëpërmjet të reparteve për pastrimin e terrenit. Pos tyre, në largimin e kufomave kanë marrë pjesë edhe civilët dhe punëtorët e kompanive publike, makineria dhe logjistika e të cilave po ashtu janë shfrytëzuar.

Gjashtëmbëdhjetë vite pas zbulimit të varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo dhe tek liqeni Peruqac dhe më shumë se tri vite nga zbulimi i varrezës masive në Rudnicë, në ato lokalitete nuk ekziston kurrfarë memoriali, i cili do të tregonte lidhur me atë se në territorin e Serbisë janë gjetur me qindra kufoma të grave, të fëmijëve dhe të meshkujve civil të vrarë në krimet e shumta masive në Kosovë. Fondi për të Drejtën Humanitare e ka filluar iniciativën për krijimin vendit të kujtimit të Batajnicës, kurse në kohën e publikimit të kësaj dosjeje në rrjedhë e sipër është peticioni i përkrahjes, të cilin deti tash e kanë nënshkruar disa qindra njerëz.

Deri tash askush në Serbi nuk është përgjigjur për operacionin kompleks të fshehjes së trupave të shqiptarëve të Kosovës në varrezat masive.

Në dispozicion në English srpski.

Share