Teksti i ri i projektligjit mbi viktimat civile të luftës në mënyrë plotësuese e përkeqëson statusin e tyre

Teksti i ri i projektligjit mbi viktimat civile të luftës në mënyrë plotësuese e përkeqëson statusin e tyre

Logo FHPSekretari i shtetit i Ministrisë së punës, punësimit, çështjeve sociale dhe të luftëtarëve, Dragan Popoviq kohët e fundit ka deklaruar  se shteti i respekton dhe i plotëson të drejtat e viktimave të luftës si edhe se Projektligji mbi të drejtat e luftëtarëve, invalidëve të luftës, invalidëve civil të luftës dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, propozimi i së cilës i është njoftuar Qeverisë, është në përputhje me rrjedhat evropiane. Me rastin e kësaj deklarate dhe pas shikimit të tekstit të përpunuar të Projektligjit, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe organizatat e tubuara rreth Koalicionit kundër diskriminimit dhe Koalicionit për qasje në drejtësi, i bëjnë thirrje kësaj Ministrie që të ndalen së mashtruari opinionin ndërkombëtar dhe atë vendor, kurse para së gjithash 20.000 viktima civile të luftës në Serbi dhe që t’ua shpjegojnë atyre se përse shteti refuzon për të respektuar të drejtat e tyre të garantuara me konventat ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është Serbia.

Më shumë se një vit pas përfundimit të diskutimit publik, Ministria e punës, punësimit, çështjeve sociale dhe të luftëtarëve nuk e ka informuar publikun as për rrjedhën e këtij debati si dhe as nuk e ka publikuar faktin nëse e ka pranuar ndonjërën prej vërejtjeve të shumta të shoqatave të viktimave, si dhe as vërejtjet e FDH-së, megjithëse para publikut përfaqësuesit e kësaj Ministrie kanë pohuar  se është arritur deri te ndryshime të caktuara. FDH gjatë muajit tetor i është drejtuar Ministrisë me kërkesë në bazë të Ligjit mbi qasjen e lirë të informacionit me rëndësi shoqërore, por kjo kërkesë është refuzuar me arsyetimin se teksti i Projektit do të publikohet vetëm pas marrjes së mendimit nga ministritë e tjera.

Kohët e fundit, versioni i fshehur në mënyrë të paligjshme, megjithëkëtë, i është bërë i qasshëm FDH-së. Në bazë të shikimit të hollësishëm në këtë tekst, FDH e thekson se ndryshimet, të cilat i ka bërë Ministria pas përfundimit të debatit publik janë ose të natyrës kozmetike në kuadrin ekzistues ligjor ose përbëjnë përkeqësim të mëtejmë të pozitës, edhe ashtu të keqe të viktimave civile të luftës në Serbi.

Krahas kushteve, të cilat janë marrë nga ligji ekzisues – se viktimë civile e luftës mund të konsiderohet vetëm personi, tek i cili ka rezultuar dëmtimi i organizmit së paku 50% nga plagët, lëndimet ose plagosja, si dhe që dëmtimin e kanë shkaktuar forcat armiqësore dhe atë gjatë kohës së luftës, Projektligji e fut edhe kushtin që kërkesa për pranimin e këtij statusi mund të bëhet vetëm në afat prej 10 vitesh nga shkaktimi i lëndimit (neni 140). Me vendosjen e këtij kufizimi kohor është vënë pikë në secilën mundësi të realizimit të cilësdo të drejtë nga ligji për viktimat civile, të cilat jetojnë në Serbi. Në mënyrë plotësuese, në Projektligj në mënyrë eksplicite futet edhe kushti se lëndimi duhet të ketë ndodhur në territorin e Republikës së Serbisë (neni 19), për dallim nga ligji ekzistues, në të cilin një kusht i tillë nuk ka qenë i paraparë (por tashmë është krijuar përmes praktikës së organeve, të cilat kanë vendosur mbi kërkesat).

Kur është fjala për deklaratën e përfaqësuesit të Ministrisë se ligji i ri do të përfshijë edhe familjet e personave të zhdukur, gjë që është paraqitur si lëshimi më i madh për familjet e viktimave civile të luftës, lehtësisht është e hetueshme se është fjala ekskluzivisht mbi një ndryshim nominal pa ndryshim thelbësor të raporteve të shtetit ndaj familjeve të personave të zhdukur. Me fjalë të tjera, neni 19 i Projektligjit është ndryshuar në atë mënyrë që si viktima civile të luftës njihen edhe shtetasit e Serbisë, të cilët si civilë janë zhdukur. Megjithëkëtë, Projektligji edhe më tutje përmban kërkesën e paarsyeshme ndaj familjeve të personave të zhdukur në pikëpamje të inicimit të procedurës gjyqësore  për shpalljen e personit të zhdukur si person të vdekur (neni136). Kërkesa e këtillë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Konventat Ndërkombëtare mbi Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukjet e Përdhunshme  (neni 24), gjë që është konstatuar edhe nga Komiteti për zhdukjet e përdhunshme në Vërejtjet përmbyllëse mbi zbatimin e kësaj Konvente në Serbi. Komiteti i ka bërë thirrje Serbisë që „të sigurojë për të gjitha viktimat e zhdukjeve eventuale të dhunshme në të kaluarën kompensimin … pa diskriminim dhe pa nevojën e shpalljes së personit të zhdukur si të vdekur. ˮ [kursivi i FDH-së].

Një risi e mëtejme e Projektligjit shprehet në dispozitën, sipas së cilës të gjitha të ardhurat monetare sipas këtij ligji do të përbëjnë një aspekt të kompensimit të dëmit. Me bartjen e këtyre të drejtave, të cilat kanë qenë në domenin e mbrojtjes sociale, në një formë të kompensimit të dëmit, qartazi zbulohet qëllimi i autorit të ligjit që në këtë mënyrë të ndalen të gjitha procedurat gjyqësore për kompensim të dëmit, të cilat kundër shtetit i kanë iniciuar viktimat dhe të afërmit e tyre në lidhje me shkeljet e kryera të të drejtave themelore të njeriut gjatë viteve nëntëdhjetë.

FDH e vë në spikamë se teksti i Projektligjit në tërësinë e tij është shembull i diskriminimit institucional ndaj kategorisë së madhe të popullatës në Serbi dhe se, si i këtillë, është në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës së Serbisë, por edhe me obligimet, të cilat Serbia duhet t’i ndërmarrë në procesin e ndërmarrjes së rrjedhave të Bashkimit Evropian, në të cilat hyn edhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në radhë të parë, është fjala për obligimin që masat nga fusha e mbrojtjes sociale të ofrohen pa diskriminim të grupeve të caktuara, pos nëse për këtë ekziston arsyetimi i arsyeshëm dhe logjik. (Le të shihet, p.sh., rasti Steci dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.)

Krahas kësaj, arsyetimi i zyrtarëve se Projektligji është në përputhje me rrjedhat evropiane, sepse e ka pajtimin e Zyrës Qeveritare për Integrime Evropiane nuk është valid, sepse në te nuk janë futur një varg i obligimeve të shtetit në përputhje me urdhëresat e BE-së (2004/80/EZ i 2012/29/EU), e të cilat kanë të bëjnë me ofrimin e kompensimit dhe ndihmën ndaj viktimave të veprave të rënda penale. Po ashtu,  në Raportin e Komisionit Evropian mbi Përparimin e Serbisë për vitin 2015 konstatohet se një numër i vogël i viktimave të krimeve të luftës ka qasje në kompensimin efikas brenda kornizës ligjore në fuqi, derisa me Planin e Veprimit për kapitullin 23 është paraparë harmonizimi i rregullave ligjore vendore me konceptin ndërkombëtar ligjor të viktimës dhe atë në pjesën e parë të vitit 2016. Për zbatimin e kësaj mase sipas Planit të Veprimit kompetente është Ministria e Drejtësisë dhe për këtë arsye veprimi i pavarur dhe injorues i Ministrisë për punë, punësim, çështje sociale dhe të të drejtave të luftëtarëve në përpunimin e Projektligjit çon një hap prapa në përpjekjet e Serbisë në qasjen në BE.

FDH e përkujton se organizatat e shoqërisë civile tashmë i kanë bërë apel Ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë duke e vënë në spikamë që projektligjin e ofruar, me të cilin rregullohen të drejtat e viktimave civile, ta tërheqin dhe të miratojnë vendimin e bazuar në Modelin mbi shkeljen e të drejtave të viktimave civile në konfliktet e armatosura në periudhën prej vitit 1991 deri në vitin 2001.

Fondi për të Drejtën Humanitare

Koalicioni kundër diskriminimit, të cilin e përbëjnë: Qendra për përparimin e studimeve juridike, Civil Rights Defenders (Mbrojtësit e të Drejtave Civile), Labris – organizata për të drejtat e lezbikeve, CHRIS – Rrjeti i Këshillave për të drejtat e Njeriut, Shoqata e studentëve me hendikep, Gayten LGBT, PRAXIS dhe Qendra Rajonale për Pakica.

Koalicioni për qasje ndaj drejtësisë, të cilin e përbëjnë: Qendra për përparimin e Studimeve Juridike, Civil Rights Defenders (Mbrojtësit e të Drejtave Civile) CHRIS –Rrjeti i Këshillave për të Drejtat e Njeriut, Fondi për të Drejtën Humanitare, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës, Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut i Sanxhakut, NUNS dhe PRAXIS.

Share