Të tërhiqet projektligji mbi të drejtat e viktimave civile të luftës

Të tërhiqet projektligji mbi të drejtat e viktimave civile të luftës

vlada_logoMe rastin e paralajmërimit tashmë të afërt të miratimit të Projektligjit mbi të drejtat e luftëtarëve, të invalidëve të luftës, invalidëve civil të luftës dhe anëtarëve të familjeve të tyre  (Projektligji), organizatat për të drejtat e njeriut prapë e tërheqin vëmendjen e publikut dhe të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me mosharmonizimin e tij mbi normat detyrimore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe i bëjnë ftesë Ministrisë së Punës, punësimit, të çështjeve të luftëtarëve dhe sociale (Ministria), që Projektligjin ta tërheqin nga procedura, kurse Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Kuvendit Popullor që ta përpilojnë dhe miratojnë tekstin e ri ligjor të bazuar në Modelin e Ligjit mbi të drejtat e viktimave civile, shkeljet e të drejtave të njeriut në konfliktet e armatosura si dhe në lidhje me konfliktet e armatosura në periudhën prej vitit 1991 deri në vitin 2001, që përmban zgjidhje normative për realizimin e të drejtave të viktimave në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe standardet e tjera ndërkombëtare në ofrimin e reparacioneve për viktimat.

Ligji mbi të drejtat e invalidëve civil të luftës në fuqi, të cilin Projektligji do të duhej ta ndryshonte, është miratuar qysh në vitin 1996. Ky ligj përbënë shembull të diskriminimit të ligjësuar të qytetarëve pa precedent në rendin juridik të Serbisë. Ligji, në mënyrë efektive, e pamundëson realizimin e të drejtave për së paku 15.000 persona, të cilët sot jetojnë në Serbi dhe të cilët, si civil, personalisht e kanë përjetuar dhunën gjatë luftërave ose në lidhje me luftërat në ish Jugosllavi ose e kanë humbur anëtarin e afërt të familjes së tyre. Në mesin e tyre janë edhe viktimat e dhunës seksuale, viktimat të cilat vuajnë nga pasojat psikologjike të dhunës, familjet e personave të zhdukur, viktimat, të cilat kanë pësuar nga forcat serbe, viktimat  të cilat kanë pësuar në territorin e shteteve të tjera etj.

Ligji, tash e sa vite, është objekt i kritikave të shumta të institucioneve ndërkombëtare, të cilat e përcjellin respektimin e të drejtave të njeriut në Serbi. Këto janë: 1) Komisionari i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Nils Muizhnieks ëRaport pas vizitës së Serbisë në muajin mars të këtij viti]; 2) Komisioni Evropian ëRaport mbi përparimin e Serbisë për vitin 2015 dhe 2014.; 3) Komiteti i KB-ve për Zhdukjet e Përdhunshme ëObservacionet përfundimtare mbi zbatimin e Konventës mbi zhdukjet e përdhunshme në Serbi, 2015]; 4) Grupi i punës për zhdukje të përdhunshme i Këshillit të KB-ve për të drejtat e njeriut ëRaport pas vizitës në Serbi në muajin qershor të vitit  2014]; 5) Komiteti për të Drejtat e Njeriut i KB-ve ëVërejtjet përfundimtare mbi zbatimin e Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Qytetare dhe ato Politike në Serbi, 2011], etj.

Përkundër të gjithave, Ministri, në muajin dhjetor të vitit 2014, e ka prezantuar projektligjin, i cili përmban të gjitha mungesat e kuadrit ekzistues ligjor. Po ashtu, Projektligji është përpiluar pa kurrfarë pjesëmarrjeje të shoqatave të viktimave  dhe të organizatave, të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të viktimave. Debati publik  mbi Projektligjin ka zgjatur vetëm 20 ditë. Ndaj vërejtjeve dhe komenteve të shumta të Fondit për të Drejtën Humanitare, duke e përfshirë këtu edhe kërkesën që Projektligji të tërhiqet dhe të fillohet me përpilimin e një të riu, dhe në vend të përfundimit nga debati publik  që kurrë nuk ka arritur deri te publiku, Ministria vetëm në muajin mars të këtij viti me anë të letrës e ka informuar FDH-në se vërejtjet e drejtuara „do të jenë të pranishme me rastin e përgatitjes së versionit përfundimtar të Projektligjit të cekur. ˮ

Ministri Aleksandar Vulin, jo fort moti, i ballafaquar me interesimin e mediave për shënimin e përvjetorit të krimit në Sjeverin dhe me mospranimin e statusit të viktimave të luftës të viktimave të këtij krimi, ka deklaruar se Ministria, projektligjin e përpunuar të Ministrisë, e ka dërguar për mendim në Zyrën për Integrime Evropiane të Qeverisë së Serbisë, kur, pas kësaj, ai do të dërgohet në Qeveri.

Sipas deklaratave  të përfaqësuesve të ministrive të dhëna mediave, Projektligji i përpunuar nuk dallon nga teksti i parë, me përjashtim të pranimit të statusit të familjeve të personave të zhdukur. FDH i është drejtuar me kërkesë Ministrisë që ta paraqes para publikut versionin e përpunuar, kërkesë në të cilën ajo deri më sot nuk përgjigjur, edhe pse ka kaluar afati për veprim procedural ndaj kërkesës, i caktuar me Ligjin mbi qasjen e lirë ndaj informacioneve me interes publik.

Le ta cekim se veprimi i ministrisë përkatëse dhe i qeverisë së Serbisë lidhur me këtë çështje nuk është në përputhje as me Planin e Veprimit për kapitullin 23 të qeverisë kohët e fundit të miratuar në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE. Me fjalë të tjera, ndaj rekomandimit të FDH-së, në këtë dokument është paraparë harmonizimi i rregullave ligjore vendore me konceptin e viktimës në marrëveshjet ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe atë gjatë treçerekut I dhe II të vitit 2016, në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë. Së këndejmi, përpunimi i Projektligjit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me obligimet e ndërmarra me Planin e Veprimit në pikëpamje të reformës substanciale të rregullimit të të drejtave të viktimave civile të luftës, si dhe në pikëpamje të kompetencave të ministrisë.

Fondi për të Drejtën Humanitare

Koalicioni kundër diskriminimit, të cilin e përbëjnë: Qendra për përparim të studimore juridike, Civil Rights Defenders (Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut), Labris – Organizata për të Drejtat e Njeriut të Lezbikeve, CHRIS – Rrjeti i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Shoqata e Studentëve me Hendikep, Gayten LGBT, PRAXIS dhe Qendra Rajonale për Pakicat.

Koalicioni për qasje drejtësisë, të cilin e përbëjnë: Qendra për Përparim të Studimore Juridike, Civil Rights Defenders (Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut), CHRIS – Rrjeti i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Fondi për të Drejtën humanitare, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive i Sanxhakut, NUNS dhe  PRAXIS.

Share