Prezantimi i Dosjes”Operacioni Reka“

Prezantimi i  Dosjes”Operacioni Reka“

Fond_Logo_200_200Në datën 23.10. të vitit 2015, me fillim në orën 12.00, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) do të mbajë prezantimin Dosja ”Operacioni Reka“ (Dosja). Prezantimi do të mbahet në Sallën e Madhe të Qendrës së Mediave në Beograd (Terazije 3, Kati I).

Dosja ofron një pasqyrë të të dhënave dhe të dëshmive mbi operacionin e përbashkët të Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në të cilin në datën 27 dhe 28 prill të vitit 1999 në fshatrat Racaj, Dobrosh, Ramoc, Korenicë dhe Meje (komuna e Gjakovës ), janë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë, kurse me mijëra sish janë deportuar në Shqipëri. Mbetjet mortore të 309 viktimave janë zhvarrosur nga varreza masive në Batajnicë gjatë viteve 2001 dhe 2002. Sulmi i forcave serbe ndaj popullatës civile në luginën e Rekës, sipas numrit të viktimave,  është krimi më i rëndë i kryer ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë dhe është një nga më të mëdhenjtë në luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Operacioni Reka ka qenë i sajuar nga Korpusi i Prishtinës i AJ-së dhe eprorëve më të lartët MPB-së e me qëllim të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës nga fshatrat e komunës së Gjakovës, si dhe si hakmarrje ndaj meshkujve – shqiptarëve të Kosovës për shkak të vrasjes së katër pjesëtarëve të SPB-së së Gjakovës.

Dosja është krijuar në bazë të dokumenteve autentike ushtarake dhe policore, në bazë të deklaratave të familjeve të viktimave, të deklaratave të pjesëtarëve të njësive, të cilat kanë marrë pjesë në këtë operacion, raporteve mjekoligjore, dëshmive të oficerëve të AJ-së dhe të zyrtarëve të MPB-së para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish Jugosllavinë dhe materialit tjetër relevant.

Në konferencë do të flasin:

  • Sandra Orloviq, drejtoreshë ekzekutive e FDH-së
  • Milica Kostiq, drejtoreshë e FDH-së për çështje ligjore
  • Ivana Zhaniq, analiste ligjore e FDH-së
  • Lush Krasniqi, dëshmitarë dhe anëtarë i familjes së viktimave

Përkthimi simultan në gjuhën angleze  është siguruar.

Share