Konkurs për Shkollën Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale

Konkurs për Shkollën Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale

Fondi për të Drejtën Humanitare në bashkëpunim me  Shoqatën “Juristi” dhe Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, shpall konkurs për regjistrimin e gjeneratës së katërt të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale, që do të mbahet në Beograd nga data 16 deri në datën 23 tetor të vitit 2015

 Mbi shkollën
Shkolla rajonale e drejtësisë tranzicionale është program i arsimimit joformal mbi instrumentet për ballafaqimin me të kaluarën. Vijuesit e Shkollës do të dëgjojnë ligjëratat mbi faktet e vërtetuara në proceset gjyqësore para Tribunalit të Hagës dhe para gjykimeve kombëtare për krime të luftës, mekanizmat jashtëgjyqësor për vërtetimin e fakteve mbi krimet e së kaluarës, të drejtat e viktimave të shkeljes së të drejtave të njeriut në reparacione,  rolin e mediave në vërtetimin e së vërtetës dhe përgjegjësisë dhe procesin e pajtimit në shoqëritë post-konfliktuoze. Në kuadër të Shkollës janë planifikuar vizitat në vendet e vrasjeve në BeH dhe Kroaci si dhe takimi dhe biseda me viktima dhe anëtarë të familjeve te tyre.

 Aplikimi
Në konkurs mund të aplikojnë studentët e vitit të fundit të studimeve dhe të atyre post-diplomike të universiteteve nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi,  Kosova, Kroacia dhe Serbia, anëtarët e partive politike, aktivistët e organizatave të shoqërisë civile. Posaçërisht inkurajohen të aplikojnë student që janë duke vijuar studimet e historisë, historianët dhe të punësuarit në Ministrinë e Arsimit. Të gjitha shpenzimet në lidhje me Shkollën i bartë organizatori. Përkthimi në gjuhen shqip/BKS është i siguruar. Konkursi është i hapur deri në datën 10 shtator të vitit 2015. Për aplikim është i nevojshëm dorëzimi,  me anë të postës elektronike, i biografisë, letra e motivimit dhe dy rekomandime (e-mail) në adresën:  tj-school@hlc-rdc.org.

Na kontaktoni:

Fond za humanitarno pravo

Dečanska 12/IV

Beograd, 11000

Tel: (381 11) 3349 766

email: tj-school@hlc-rdc.org

www.hlc-rdc.org


Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Eqrem Çabej 7a

Prishtinë

Tel: +38138 243 488

email: office@hlc-kosovo.org

www.hlc-kosovo.org


Udruženje „Pravnik“

Porodice Ribar 49

Sarajevo, 71000

Tel: +387 61 290088

email: info@pravnik-online.info

www.pravnik-online.info

Share