Kompensimi për shkeljet e të drejtave të njeriut shqiptarëve të Kosovës

Kompensimi për shkeljet e të drejtave të njeriut shqiptarëve të Kosovës

Fond_Logo_200_200Gjykata Themelore e Beogradit ka marrë dy vendime me të cilat ka urdhëruar Republikës së Serbisë t’u paguajë gjashtë shqiptarëve të Kosovës nga Gllogovci shumën që varion nga 125 deri në 370 mijë dinarë, në emër të kompensimit për dëmet e shkakuar nga përgjegjësia për torturë dhe privim të kundërligjshëm nga liria, të kryer nga pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB). Edhe pse Gjykata me këto vendime konstatoi të drejtën në kompensim për shkeljet e të drejtave themelore të njeriut, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thekson se shumat e përcaktuara nga Gjykata janë padrejtësisht të ulëta, edhe se arsyetimet e vendimeve tregojnë një qëllim të zvogëlimit të përgjegjësisë së shtetit për torturën e përhapur të shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999. Avokatët e FDH-së i kanë paraqitur ankesa ndaj këtyre vendimeve Gjykatës së Apelit në Beograd.

Pjesëtarët e MPB-së kanë ndaluar Behram Sahitin, Elmir Musliun, Enver Balecin dhe trembëdhjetëvjeçarin Faton Halilajn më 28 maj 1999 në shtëpitë e tyre dhe i çuan në një depo në Gllogovc, ku gjetën disa dhjetra meshkuj të arrestuar në të njëjtën mënyrë. Policët i rrahnin me shkopinj dhe me shufra metalike, dhe nuk i jepnin as të hanë as të pinë për dy ditë, sa ata kanë kaluar në atë objekt. Pas marrjes së të dhënave, policët i kanë transportuar në burg në Lipjan. Aty qëndronin rreth dy javë dhe gjatë kësaj periudhe policët i rrahnin në mënyrë të përditshme. Ata flinin në dysheme betoni, në dhoma të cilat ishin të mbingarkuara me të burgosurit, dhe nuk u lejuan të laheshin të gjithë kohën gjatë qëndrimit të tyre në burg. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, pjesëtarët e MPB-së i kanë transportuar Behramin, Elmirin, Enverin dhe Fatonin bashkë me qindra burra të tjetër shqiptarë me autobus në burg Zabela të Pozharevcit. Me rastin e hyrjes në burg, policët i rrahnin në të ashtu quajtur “shpalir” dhe disa prej burrave me këtë rast ranë të fikët nga forca e goditjeve. Gjatë qëndrimit në Zabela përsëri flinin në dysheme. Pothuajse çdo ditë ishin ekspozuar ndaj keqtrajtimit. Po merrnin pak bukë në mënyrë të përditshme dhe nuk u lejuan të mbanin higjienë dhe për këtë arsye shumica e tyre ishin infektuar me morra dhe zgjebe. Enver Baleci kalonte një vit në burg në Pozharevc, Sahiti dhe Musliu u liruan pas dhjetë muaj, ndërsa Faton Halilaj pas pesë ose gjashtë muaj. Gjatë qëndrimit në paraburgim nuk ishin marrë në pyetje, as nuk ishte drejtuar kundër tyre ndonjë procedurë. Trajtimin pothuajse identik e kanë përjetuar dhe Sadik Limani dhe nipi i tij Agimi. Për shkak të torturës dhe të sjelljes mizore ndaj tyre, të gjashtë burrat sot të gjithë vuajnë pasojat serioze psikike dhe fizike për shëndetin e tyre.

FDH-ja në vitin 2010 në emër të ish-të burgosurve ka ngritur padi kundër Republikës së Serbisë, duke kërkuar kompensimin për dëmet e shkaktuar nga vuajtjet mendore të përjetuara për shkak të aktiviteteve të reduktuara të jetës, si pasojë të torturës dhe qëndrimit të paligjshëm në paraburgim, me shumën ndërmjet 400 dhe 500 mijë dinarë. Në këto të dy rastet Gjykata i ka pranuar të gjithë dëshmi të ofruara si të besueshme, ia dha besimin deklaratave të prokurorëve, dhe gjetjet dhe mendimet e ekspertëve gjyqësorë në të dy rastet i ka vlerësuar si logjike, të paanshme dhe të kryera në përputhje me rregullat e profesionit. Ekspertët specialistë të neuropsikiatrisë te të gjithë paditësit kanë konstatuar probleme të rënda dhe të përhershme shëndetësore, të cilat janë shkaktuar nga qëndrimi i tyre në burg si dhe nga ekspozimi ndaj torturës, dhe kanë vlerësuar se kurimi i tyre më sigurisht do të zgjasë tërë jetën.

Sipas Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve (neni 200, paragrafi 2), me rastin e vendosjes mbi kërkesën për kompensim të dëmeve jomateriale, si dhe mbi shumën e kompensimit, “Gjyqi do të marrë parasysh rëndësinë e mallrave të dëmtuara si dhe qëllimin që e shërben ky kompensim, por në mënyrë që të mos favorizohen me këtë aspiratat të cilat nuk janë të pajtueshme me natyrën e tij dhe kuptimin shoqëror.”

Gjykata Themelore në arsyetimin e vendimeve ka treguar se ai kishte marrë parasysh shkallën e reduktimit të aktiviteteve jetësore te secili nga paditësit, si dhe moshën e jetës së tyre në kohën e privimit nga liria, duke treguar veçanërisht se Faton Halilaj në kohën e privimit nga liria ishte i mitur, si dhe që të gjithët do të vuajnë nga pasojat përjetësisht. Megjithatë, Gjykata nuk i ka pranuar në tërësi kërkesat e padisë, duke besuar se shumat e kërkuara janë të vendosura shumë lartë dhe se pranimi i tyre nga gjyqi do të ishte “në kundërshtim me qëllimin e kompensimit dhe kuptimin e tij shoqëror”. Për përfundimin e tillë të Gjyqit nuk është dhënë asnjë arsyetim.

Gjykata në të dy rastet ka gjetur se shteti është i përgjegjshëm për trajtimin e paligjshëm të organeve shtetore, por jo për torturën, trajtimin jonjerëzor ose degradues në kushtet e burgimit të paligjshëm siç thuhet në padi, por për privimin e paligjshëm nga liria. Domethënë, gjyqi ka dhënë kompensimet për dëmet të shkaktuara nga “vuajtjet mendore të përjetuara për shkak të aktiviteteve të reduktuara të jetës, të cilat janë të shkaktuara si pasojë e privimit të paligjshëm nga liria” [theksoi FDH], duke theksuar se paditësit kanë përjetuar frikën për jetën dhe shëndetin e tyre të intensitetit të lartë, për shkak të faktit se ishin ndaluar dhe në “kushtet të burgimit, të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si mjedisi i zakonshëm i jetës” ata ishin qëndruar pa shpallim të arsyes, pa marrë në pyetje ose vendimin e akuzës, si dhe “gjatë transportimit deri në njësitë e burgimit dhe gjatë qëndrimit e tyre në burg ata vuanin nga frika për jetën me intensitetin më të lartë të mundshëm, pasi që në rrethanat e tilla gjendja e jetës së tyre dhe e trupit, si dhe rezultimi i burgimit ishin të pasigurt në nivelin më të lartë”, që i çoi ata më në fund deri te sëmundja psikike dhe reduktimi i aktiviteteve të përgjithshme jetësore.

Në të kundërt, paditësit në deklaratat e tyre, që janë pranuar nga gjyqi si të vërtetë, kanë përshkruar hollësisht se si me rastin e ndalimit nga policët ata ishin të keqtrajtuar, të lidhur, të rrahur dhe të turpëruar, që vazhdonte edhe gjatë qëndrimit në burg. Gjykata këto pjesë të deklaratave të tyre ka ignoruar totalisht, pa asnjë arsyetim. Sjellja e tillë e Gjykatës e përfaqëson një relativizim i përgjegjësisë së organeve shtetore për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut të shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999, si dhe zvogëlon vuajtjet e përjetuara nga viktimat.

Një lloj i veçantë absurdi përfaqëson mënyra se si është përshkruar qëndrimi i paditësit në burg, duke e përshkruar si “vuajtje e dënimit”, edhe pse gjatë procesit gjyqësor ka qenë konstatuar se asnjë procedurë kurrë nuk ka qenë udhëhequr kundër asnjërit prej paditësve, lëre dënim.

FDH-ja konsideron se shumat e vendosura nga Gjykata nuk mund ta përfaqësojnë kompensimin adekuat për dëmet e kryera. Madje shuma më e lartë e vendosur nga gjyqi në këtë rast në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si kompensim i drejtë, kur merret parasysh se në kohën e arrestimit dhe të torturës Faton Halilaj ka qenë vetëm 13 vjeç. Kompensime në rangun prej 1.000 deri në 3.000 euro janë në shpërpjesëtim të madh me rëndësinë e dëmtimeve të shkaktuar të burgosurve shqiptarë, dhe ky shpërpjesëtim është edhe më i dukshëm kur krahasohet me shembuj të tjerë nga praktika gjyqësore – psh. ish-kryetarit të Shërbimit të Sigurisë Ushtarake, Aca Tomiqit, gjyqi ia lëshoi vendimin për kompensim prej 6.000.000 dinarë për 100 ditë të kaluara në burgim gjatë aksionit “Sablja” në vitin 2003. Shumat e vendosura në këto raste duhet krahasuar edhe me shumat prej 10.000 deri në 13.000 euro që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procedurat kundër shtetit të Serbisë ia ka dhënë individëve për shkak të shkeljes së ndalimit të torturës, të parashikuar me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (shih, për shembull, rastet Stanimiroviq dhe Hajnal kundër Serbisë). Sipas standardeve të Gjykatës Evropiane, shuma e kompensimit për dëmet nuk do të jetë adekuate, prandaj edhe dëmtimi nuk do të korrigjohet, nëse shuma e kompensimit të vendosur nga gjyqi është më e ulët se ajo që është dhënë nga kjo Gjykata kundër Serbisë në rastet e ngjashme për të njëjtën shkelje të të drejtave (shih rastin Ciorap kundër Moldavisë).

Share