Pa pranimin e fakteve për krimet e vërtetuara me anë të gjyqit deklaratat mbi pajtimin nuk janë të besueshme

Pa pranimin e fakteve për krimet e vërtetuara me anë të gjyqit deklaratat mbi pajtimin nuk janë të besueshme

Logo FHP Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i KB) me anë të vetos, të cilën e ka deponuar Federata Ruse në seancën e mbajtur në datën 8 korrik të vitit 2015, e ka refuzuar propozimin e Rezolutës së Britanisë së Madhe me rastin e 20 vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë. Votimit i ka paraprirë një periudhë prej një muaji të negociatave intensive midis anëtarëve të përhershëm të KS të KB me qëllim të përpilimit të një teksti të kompromisit të rezolutës. Gjatë kësaj periudhe, përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore të Serbisë, me anë të thirrjeve publike dhe me aktivitetet diplomatike të orientuara drejt pengimit të miratimit të rezolutës së propozuar, i kanë shkaktuar dëm procesit të pajtimit në rajonin e ish Jugosllavisë dhe i kanë diskretituar paraqitjet dhe deklaratat e mëhershme publike të përfaqësuesve të Serbisë për përkushtimin e tyre ndaj procesit të pajtimit dhe zisë për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Versioni i propozim rezolutës, që i është dorëzuar KS të KB për shqyrtim përmban një varg deklaratash mbi krimet dhe viktimat e atyre krimeve të kryera gjatë luftës në B dhe H. Midis të tjerash, me anë të rezolutës dënohet gjenocidi i kryer dhe krimet e tjera nga të gjitha palët në B dhe H, shprehet pikëllimi për të gjitha viktimat, iu drejtohet thirrja liderëve politik që të pranohen faktet mbi të gjitha krimet e provuara, duke e përfshirë gjenocidin, si iu bëhet thirrje institucioneve që të gjitha viktimave dhe familjeve të tyre t’iu sigurohet përkrahja dhe ndihma e përhershme, si dhe që në programet e arsimit të përfshihen edhe materialet mbi krimet e kryera.

Serbia, si shteti i parë dhe deri tash i vetëm në botë, i cili me aktgjykim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), instancë gjyqësore kjo më e larta, e shpallur përgjegjëse për shkeljen e Konventës mbi parandalimin dhe dënimin e krimeve të luftës, sepse nuk e ka parandaluar gjenocidin në Srebrenicë si dhe as nuk i ka dënuar kryerësit e tyre, pra, Serbia, si shteti i parë dhe deri tash i vetëm në botë, duhet të ketë një raport të veçantë ndaj këtij krimi. Krahas faktit se Serbia ushtarakisht dhe financiarisht i ka ndihmuar forcat e Ushtrisë së Republika Srpska gjatë luftës dhe se në vrasjen e boshnjakëve të Srebrenicës ka marrë pjesë e pakta një njësi nga Serbia, e themeluar nga Sigurimi Shtetëror i Serbisë, vendimi i GJND-së i obligon liderët politik të Serbisë për respektimin e viktimave dhe për angazhimin aktiv për dialogun mbi ngjarjet, të cilat kanë çuar deri te gjenocidi dhe pasojat e tij.

Pranimi dhe respektimi i fakteve të provuara me anë të gjykatës mbi gjenocidin në Srebrenicë të sjella nga ana e gjykatave të KB-së, mbesin një obligim civilizues, po edhe juridik, i përfaqësuesve të institucioneve në Serbi. Pa këtë, deklaratat e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të Serbisë mbi ballafaqimin me krimet e luftës dhe përkushtimin e tyre ndaj procesit të pajtimit nuk e kanë besueshmërinë dhe nuk do t’i kontribuojnë krijimit të besimit në institucionet e Republikës së Serbisë.

Share