Prezantohet Modeli i strategjisë së procedimit të krimeve të luftës

Prezantohet Modeli i strategjisë së procedimit të krimeve të luftës

post_model_konferencijaFondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka prezantuar sot Modelin e Strategjisë për procedimin e Krimeve të luftës të kryera gjatë dhe lidhur me konfliktet e armatosura në ish Jugosllavi (Modeli i Strategjisë).

Sipas fjalëve të drejtoreshës ekzekutive të FDH-së Sandra Orloviq, qëllimi i Modelit të Strategjisë është që të sigurojë shembull për krijimin e strategjisë zyrtare shtetërore në procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Modeli i Strategjisë bazohet në hulumtimin e FDH-së për efikasitetin dhe problemet përgjatë dy dekadave të para të punës së institucioneve të specializuara për procedimin e krimeve të luftës në Serbi, rekomandimeve nga takimet konsultative profesionale për elementet e Modelit të Strategjisë si dhe për strategjitë e ndryshme në  B dhe H dhe Kroaci. Sipas fjalëve të saj, miratimi i strategjisë kombëtare për procedimin e krimeve të luftës posaçërisht e thekson nevoja që të zgjidhen probleme të shumta të cilët për vite të tëra rrëndojnë procedimin para gjykatave në Serbi, ndërsa për zgjidhjen e këtyre problemeve nevojitet një qasje strategjike. Një prej problemeve kyçe në këtë drejtim është numri i vogël i gjykimeve dhe kryerësve të dënuar: deri më tani për krime të luftës në Serbi janë akuzuar gjithsej 175 persona, prej të cilëve vetëm 68 persona janë të dënuar në mënyrë të plotfuqishme. Për këtë, qëllim themelor i Modelit të Strategjisë është thyerja e theksuar e praktikës të mos-dënimit të krimeve të luftës, me anë të eliminimit të mungesave në kornizën gjyqësore dhe institucionale, si dhe sigurimi i kushteve për intensifikim të fuqishëm të procedimit të krimeve të luftës.

Thelbin e  Modelit të Strategjisë përbëjnë aktivitetet të drejtuara për ngritjen e efikasitetit të Prokurorisë për Krime të Luftës (PKL) dhe Shërbimit për zbulimin e krimeve të luftës. Modeli i Strategjisë propozon që të miratohet një strategji e posaçme prokuroriale, me qëllim të evidentimit thelbësor të lëndëve të papërfunduara dhe prioritizimit të tyre. Varësisht nga pesha e pasojave, rolit të të akuzuarit në hierarkinë ushtarake, policore dhe civile, qasjes në dëshmi dhe kualitetit të tyre, si dhe mospërfillja në kryerjen e krimeve, lëndët do të kategorizoheshin në  kategori të parë, dytë dhe të tretë. Qëllimi i strategjisë prokuroriale, sipas këtij Modeli, është që deri në fund të vitit 2025 të procedohen të gjitha lëndët e kategorisë së parë dhe gjysma e lëndëve të kategorisë së dytë.

Drejtoresha e FDH-së për çështje juridike Milica Kostiq ka prezantuar aktivitetet të cilat i parasheh Modeli i Strategjisë në fushën e mbrojtjes dhe përkrahjes së viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe paraqitja e gjykimeve në publik. Modeli i Strategjisë parasheh qe mbrojtja procedurale e dëshmitarëve të përmirësohet, në mes tjerash, me shqiptimin e vërejtjeve dhe dënimeve formale për ofendimet të drejtuara ndaj dëshmitarëve, trajnimin e vazhdueshëm e avokatëve për punë me viktimat, si dhe po ashtu me miratimin e masave të posaçme të mbrojtjes për viktimat e dhunës seksuale. Masat e Modelit të Strategjisë për avancimin e mbrojtjes jashtë-procedurale të dëshmitarëve përfshinë futjen e sistemit të hetimit për ankesat në punën e Njësisë për mbrojtje, largimin e kësaj njësisë nga kompetencat e MPB-së në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë, forcimi i mbikëqyrjes mbi zbatimin e Programit të mbrojtjes, me ndalimin e punësimit në Njësi për mbrojtje të ish pjesëtarëve të njësive të cilat kanë kryer krime. Për arsye të përkrahjes adekuate të viktimave dhe dëshmitarëve të krimeve të luftës, Modeli i Strategjisë parasheh forcimin e rolit të Shërbimit për ndihmë dhe përkrahje të viktimave  dhe dëshmitarëve,  duke nënshkruar marrëveshjen rajonale për bashkëpunim  në ofrimin e ndihmës viktimave dhe dëshmitarëve të cilët shkojnë për të dëshmuar në shtete  tjetra, gjetja e organizatave joqeveritare dhe institucioneve që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje viktimave dhe dëshmitarëve dhe vendosja e një sistemi të qëndrueshëm të përkrahjes financiare për këto organizata, si dhe edukimin për punë me viktima për të gjithë akterët që bien në kontakt me ta. Për arsye se paraqitja e gjykimeve në publik në Serbi në masë të madhe është e neglizhuar, shumica e qytetarëve nuk mund të identifikojë asnjë lëndë që po zhvillohet për krime të luftës para gjykatave vendore. Modeli i Strategjisë propozon vendosjen e shërbimeve për marrëdhënie me publik në njësitë për krime të luftës pranë Gjykatës së Lartë dhe asaj të Apelit në Beograd, si dhe miratimin e një rregullore të veçantë  për anonimizimin e vendimeve dhe mundësimin e incizimit të seancave kryesore.

Zëvendësi i prokurorit kryesor për krime të luftës Bruno Vekariq ka vlerësuar se sjellja e strategjisë nacionale është kryesisht e rëndësishme në aspektin e zgjedhjes së trashëgimisë së të kaluarës, dhe jo si një nga kushtet në kornizën e integrimeve evropiane të Serbisë. Ai ka informuar të pranishmit për faktin që Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka formuar grupin punues për punimin e strategjisë nacionale për procedimin e krimeve të luftës, si dhe për atë që strategjia e posaçme prokuroriale eshtë në fazën e draftimit. Vekariq ka theksuar disa prej gjërave që janë kyçe për procedimin efikas të krimeve të luftës. Së pari ngrita e kapaciteteve të PKL-së, NJSKL-së dhe Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve. Në këtë frymë duhet shikuar edhe vlerësimin e deritashëm të punës së PKL-së, dhe sidomos në aspektin e procedimit të kryerësve të pozicionuar lartë. Ai konkludon që është e pamundur të procedohen krimet e luftës nëse nuk ekzistojnë mjete financiare të mjaftueshme, burime njerëzore dhe teknike. Së dyti, avancimi i bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare, organizatat joqeveritare dhe mediat. Së treti, mbështetja adekuate dhe mbrojtja e dëshmitarëve dhe viktimave të krimeve të luftës. Ai thekson që dëshmitarët në rastet e krimeve të luftës janë shumë të rëndësishëm, por në të njëjtën kohë faktin që është shumë vështirë të arrihet deri te dëshmitarët, posaçërisht në atmosferën e mbulimit të krimeve dhe komplotit për heshtjen e tyre. Në fund, për procedimin e krimeve të luftës që kanë pasur karakter përtej kufijve, është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal efikas me institucionet e drejtësisë në shtetet e rajonit.

Eksperti për të drejtën ndërkombëtare humanitare Ivan Jovanoviq ka argumentuar që strategjia nacionale për procedimin e krimeve të luftës është e nevojshme për faktin se gjykimet për krime të luftës do të jenë nevojë, detyrë dhe obligim edhe për një kohë të gjatë për Serbinë. Për më shumë, krimet e luftës nuk vjetërsohen dhe janë obligim ligjor i Serbisë, edhe sipas të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, gjykimet para gjykatave në Serbi ballafaqohen me një sërë problemesh, për zgjidhjen e të cilave nevojitet një qasje sistematike. Në fund, politika e lartë shtetërore  në këtë fushë është e domosdoshme dhe për lidhjen dhe koordinimin e të gjithë akterëve dhe elementeve në procedimin e krimeve të luftës.

Jovanoviq thekson se, për një shoqëri me eksperiencë të konfliktit të armatosur, është e dëshirueshme që të ekzistojë një strategji më e gjerë – strategjinë e drejtësisë tranzicionale – e cila krahas vendosjes së drejtësisë penale për krimet e kryera, do të parashihte edhe reparacion për viktimat, programe arsimore të përshtatura, mekanizma për dokumentimin dhe rrëfimin e së vërtetës, programe të kujtimit publik si dhe masa tjera.

Vesna Nikoliq Ristanoviq, përfaqësuese e shoqatës Viktimologjike të Serbisë dhe organizatës Victim Support Europe, ka theksuar se Modeli i Strategjisë parasheh masa të mbrojtjes dhe përkrahjes të viktimave të cilët janë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ajo shton se kjo është e rëndësishme së pari për qytetarët e Serbisë, pasi që me miratimin e këtyre standardeve ata mund të fillojnë që të pranojnë mbështetjen dhe ndihmën e duhur. Kryetari i Qendrës Koordinuese të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve, vrarëve dhe të viktimave nga territori i ish Jugosllavisë Dragan Pjevaq ka deklaruar se për viktimat është shumë e rëndësishme që në Serbi të procedohen krimet e luftës të kryera ndaj pjesëtarëve të popujve tjerë, për faktin se sjellja e përgjegjshme ndaj krimeve të luftës i jap kredibilitet në marrëdhëniet me popujt tjerë. Ai për këtë ofron mbështetje për miratimin e strategjisë kombëtare e cila do të avancojë procedimin e krimeve të luftës pran gjykatave në Serbi.

Share