Evaluimi i bazës së të dhënave të Librit të Kujtimit të Kosovës – Konkluzione dhe rekomandime

Evaluimi i bazës së të dhënave të Librit të Kujtimit të Kosovës – Konkluzione dhe rekomandime

logo_fhp_fdh_post

Në mars të vitit 2012, FDH (Fondi për të Drejtën Humanitare) i është drejtuar drejtorit ekzekutiv të Grupit për analizën e të dhënave për të drejtat e njeriut, dr. Patric Ball, me lutjen që ta vlerësoj kualitetin dhe në tërësi bazën e të dhënave të Libër Kujtimit të Kosovës. Dr. Ball e formoi ekipin, që përpos tij e përbënin edhe dr. Jule Krüger, konsulente e Grupit të analizës së të dhënave për të drejtat e njeriut dhe profesori Michael Spagat nga Universiteti Royal Holloway në Londër. Ekipi me datën 10 nëntor të vitit 2014 dorëzoi dy raporte, njërin e kanë përpiluar dr. Jule Kruger dhe dr. Patrick Ball kurse autor i tjetrit është profesori Michael Spagat. Raportet janë në dispozicion në gjuhen angleze:

Patrick Ball and Jule Kruger-Evaluation of the Database KMB-December 10,2014.
Michael Spagat-Evaluation of the Database KMB-December 10,2014.

„Përfundimi më i rëndësishëm i analizës sonë është se Baza e të Dhënave të Librit të Kujtimit të Kosovës dokumenton të gjitha ose pothuajse të gjitha humbjet njerëzore gjatë konfliktit në Kosovë gjatë periudhës 1998 -2000.“
Evaluation of the Database of the Kosovo Memory Book
Jule Kruger dhe Patrick Ball

„Është shumë e pazakonshme për një projekt, i cili dokumenton vdekjet e luftës mbi bazat e secilit rast të përparojë deri në pikën ku e arrin praktikisht secilin rast prej tyre. LKVK duket se e ka arritur këtë pikë, ndërsa në të njëjtën kohë siguron një shkallë fare të gjerë të informacionit të saktë për secilën viktimë. Libri i Kujtimit i Kosovës është një e arritur e jashtëzakonshme, që qëndron si një monument, si për viktimat, ashtu edhe për shpirtin njerëzor.“
A Triumph of Remembering: Kosovo Memory Book
Profesor Michael Spagat

Përmbledhja e evaluimit për shkarkim është në dispozicion këtu.

Dizajnin Grafik të hulumtimit LKK-ës mund ta shkarkoni këtu.

Share