Drejtë Strategjisë në procedimin e krimeve të luftës në Serbi-Sesioni prezantimi i gjykimeve për krime lufte në publik
Të hënën me datën 21 nëntor 2014 në Qendrën Mediale në Beograd është mbajtur sesioni i pestë konsultativ në lidhje me zhvillimin e propozimit strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi i është përkushtuar zhvillimit të propozimit strategjik për procedimin e krimeve të luftës në publik.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Prokurorisë së Krimeve të Luftës të Republikës së Serbisë (PKL), Gjykatës së Apelit në Beograd, Balkan Investigative Reporting Network (BIRN), ekspertë ligjorë dhe përfaqësuesit e viktimave të krimeve të luftës.
Pjesëmarrësit diskutuan rreth praktikes aktuale në lidhje me prezantimin e gjykimeve për krime lufte në publik, bashkëpunimit mes shërbimit për informim të organeve gjyqësore dhe përfaqësuesve të publikut profesional, anonimizimin e aktgjykimeve, mundësisë së transferimit të gjykimeve të krimeve të luftës në media dhe çështje të tjera relevante.
Rekomandimet e pjesëmarrësve do të inkorporohen në Propozimin Strategjik në lidhje me procedimin e krimeve të luftës në Serbi në periudhën prej 2015 deri në vitin 2025, cilat do të dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Serbisë deri në fund të vitit 2014.