Koalicioni për KOMRA: Gjetja e mbetjeve mortore të “personave të pagjetur” është gurthemel për krijimin e kulturës publike të përkujtimit të së kaluarës

Koalicioni për KOMRA: Gjetja e mbetjeve mortore të “personave të pagjetur” është gurthemel për krijimin e kulturës publike të përkujtimit të së kaluarës

zarekom_ruke_postMe rastin e ditës ndërkombëtare të personave të pagjetur, Koalicioni për KOMRA iu bënë ftesë qeverive të vendeve post-jugosllave në rajon, komisionit rajonal dhe organeve të tjera kompetente që gjetjen e mbetjeve mortore të personave dhunshëm të zhdukur ta shpallin prioritet në bashkëpunimin rajonal dhe me këtë të vendosin gurthemelin në krijimin e kulturës publike të përkujtimit të së kaluarës së përbashkët.

Koalicioni për KOMRA e tërheq vërejtjen se pas 23 viteve nga fillimi i luftës në ish Jugosllavi, mosekzistimi i trupave të 13.000 viktimave të luftës në mënyrë të padyshimtë tregon se kjo është pasojë e drejtpërdrejt e politikave negative të qeverive kundrejt krijimit të kujtimit publik të të vdekurve. Vdekjet mortore janë simbol fizik vendimtar për përkujtimin e viktimave, thotë historiani kanadez Max Bergholz. Vetëm prania e vërtetë fizike e trupave iu jep forcë të gjallëve për ta kërkuar përkujtimin e të vdekurve. Kur nuk janë trupat, nuk ka varrim, nuk ka rituale fetare nëpër varreza si dhe as varreza. Kur nuk ka varreza nuk ka kujtim publik të të vdekurve, gjithçka mbetet të kuadër të përkujtimit familjar.

Në B dhe H ende janë 9.643 njerëz, fati i të cilëve është i panjohur për më shumë se 20 vite, kurse në Kosovë janë 1.711, e në Kroaci më së paku janë 1.600.

Koalicioni për KOMRA thellësisht është i përkushtuar për ndërtimin e kulturës publike të përkujtimit të viktimave, që përfshin zbulimin e mbetjeve mortore të viktimave si dhe të drejtën e familjeve që të vdekurit e tyre t’i varrosin në mënyrë dinjitoze.

Share