Konkurs për regjistrimin e gjeneratës së tretë të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale
Fondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata “Juristi” dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Shpallin konkurs për regjistrimin e gjeneratës së tretë të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.
Mbi shkollën
Shkolla rajonale e drejtësisë tranzicionale është program dhjetëditor i arsimimit joformal mbi instrumentet për ballafaqimin me të kaluarën. Vijuesit e Shkollës do të dëgjojnë ligjëratat mbi faktet e vërtetuara në proceset gjyqësore para Tribunalit të Hagës dhe para gjykatave kombëtare për krime të luftës, mekanizmat jashtëgjyqësor për vërtetimin e fakteve mbi krimet e së kaluarës, të drejtat e viktimave të shkeljes së të drejtave të njeriut në reparacione dhe në kontributin e arkivave dhe të mediave në vërtetimin e përgjegjësisë, kulturën dhe konfliktin e kujtesës dhe procesin e pajtimit në shoqëritë post-konfliktuoze. Krahas kësaj, studentët do të kenë rastin të bisedojnë mbi proceset e përparimit të zbatimit të strategjisë së drejtësisë tranzicionale në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi me ekspertët e këtyre vendeve. Në kuadër të Shkollës janë paraparë vizita në vendet e vrasjeve në BeH, Kosovë e Serbi.
Në konkurs mund të aplikojnë studentët e vitit të fundit të studimeve dhe të atyre post-diplomike, të universiteteve nga Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Serbia, anëtarët e partive politike, aktivistët e organizatave të shoqërisë civile dhe profesionistët e ri të punësuar administratën shtetërore.
Konkursi është i hapur deri në datën 20 shtator 2014.