Raporti i FDH Kosovë: Dëshmitarët ende thembra e Akilit në gjykimet e profilit të lartë
Në kuadër të projektit Monitorimi i gjykimeve për krime të luftës dhe vepra penale me prapavijë politike dhe etnike, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) edhe gjatë vitit 2013[1] ka vazhduar me monitorimin sistematik dhe me analizën e rrjedhës së proceseve më të rëndësishme gjyqësore në Kosovë, duke e pasur parasysh faktin se ajo has në një interesim të madh të opinionit publik dhe profesional, të vëzhguesve, të mediave të shkruara dhe elektronike, të shoqërisë civile dhe sektorit joqeveritar, si dhe të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.Në mënyrë periodike, FDH Kosovë, gjatë vitit të kaluar është angazhuar edhe në përcjelljen e gjykimeve në disa raste, të cilat, edhe pse dalin nga korniza e projektit për monitorimin e gjykimeve, prapëseprapë janë të lidhura me to he kanë një rëndësi të caktuar për vlerësimin e lëvizjeve kryesore në gjyqësorin kosovar, siç është rasti penal me prapavijë etnike Prokurori kundër Avdyl Përgjegjajt.
Shkarko raportin në këtë link.