Kallëzim penal kundër oficerëve të Ushtrisë Jugosllave për krime ndaj 17 shqiptarëve të Kosovës dhe një ashkaliu

Kallëzim penal kundër oficerëve të Ushtrisë Jugosllave për krime ndaj 17 shqiptarëve të Kosovës dhe një ashkaliu

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal me datën 26 dhjetor 2013 kundër Bozhidar Deliq, ish-komandant të Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 549 UJ), Radivoj Paravinja, komandant i Grupit luftarak 3 dhe disa pjesëtareve të paidentifikuar e BRMO 549 UJ-ës me dyshimin se kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile në fshatin Landovicë (komuna e Prizrenit) me 26 mars të vitit 1999.

Më datën 26 mars të vitit 1999, rreth orës 10:00 në qendër të Landovicës, gjatë konfrontimit mes UÇK-së dhe katër ushtarëve të BRMO 549 UJ-ës ishin vrarë dy pjesëtarë të UJ-së dhe një pjesëtarë i UÇK-së. Pas këtij incidenti, rreth orës 11:00, nën urdhrin e komandant të BRMO 549 UJ-ës, Bozhidar Deliqit pjesëtarët e BRMO 549 UJ-ës kishin hapur zjarr artilerie tokësorë dhe nga tanket nga disa pozicione të UJ-ës pranë rrugës Prizren-Gjakovë në Landovicë. Predhat e para e kishin goditur shtëpinë e Ismet Gashit ku kishte rreth 45 civilë, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar. Një predhë kishte depërtuar në brendësi të shtëpisë ku kishte shpërthyer duke e vrarë gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Njomëza Morina. Civilët e tjerë nga paniku kishin filluar të iknin nga shtëpia nëpërmes një livadhi në drejtim të pyllit aty pranë. Pjesëtarët e BRMO 549 UJ-së kishin hapur zjarr nga tanket dhe armët e këmbësorisë, me këtë rast i kishin vrarë 12 civilë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë. Janë plagosur edhe disa civilë të tjerë.

Fshati ishte granatuar deri në orën 15:00. Pas kësaj BRMO 549 UJ-ës hyri në qendër të fshatit. Në pesë shtëpi të ndryshme, ata gjetën pesë civilë, kryesisht të moshuar dhe i likuiduan.

Të nesërmen me 27 mars të vitit 1999 pjesëtarët e UJ-ës i ngarkuan trupat e civilëve që ishin në afërsi të shtëpisë së familjes Gashi në automjetin “Zastava” dhe i larguan në drejtim të panjohur. Po të njëjtën ditë tre pjesëtarë të paidentifikuar të Brigadës së motorizuar 549 e UJ-ës me eksploziv e rrëzuan minaren e xhamisë së fshatit.

Trupat e gjashtë civilëve janë gjetur në një varr masiv në Batajnicë, dy trupa në një varr masiv në vendin Shirok pranë Suharekës, një trup në fshatin Lubizhdë ndërsa mbetjet mortore të pesë civilëve janë gjetur në vende të ndryshme në Landovicë. Edhe katër trupa nuk janë gjetur ende.

Kallëzimi penal kundër gjeneralit Deliq është ngritur për shkak të urdhrit mbi sulmin joselektiv ndaj popullatës civile i cili rezultoi me vdekjen e civilëve, lëndime të rënda dhe dëmtime serioze të shëndetit të njeriut apo sulmit pa përzgjedhjen e cakut i cili godet popullatën civile, vrasjen e civilëve dhe shkatërrim arbitrar të pronave të civilëve nga neni 142 Kodi Penal i RFJ-së .

Viktimat e krimit në Landovicë janë: Njomëza (Ibish) Morina (1983), Dalife (Hazer) Gashi (1923), Ismet (Selman) Gashi (1952), Afrim (Eqrem) Gashi (1981), Fatime (Selman) Morina (1955), Festina (Islam) Morina (1997), Luljeta (Haxhi) Qarreti (1965), Bukurije (Xhemajl) Qarreti (1971), Diellza (Selajdin) Qarreti (1998), Nazmie (Haxhi) Qarreti (1984), Gëzim (Haxhi) Qarreti (1990), Kosovare (Nazim) Selimaj (1988), Kushtrim (Nazim) Selimaj (1991, Avdi (Ragip) Gashi (1939), Avdi (Haxhi) Morina (1935), Hadije (Mustafë) Gashi (1924), Shefki (Ali) Jahaj (1948) dhe Abaz (Sejdi) Krasniqi (1977).

Në mars të vitit 2013 FDH ka publikuar dosjen mbi aktivitetet e BRMO 549 UJ-ës dhe krimet e kryera në zonën e përgjegjësisë të këtij njësiti gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Pamje nga dritarja e shtëpisë së Ismet Gashi në kodrën në të cilën ka vepruar artileria e BRMO 549.

Pamje nga dritarja e shtëpisë së Ismet Gashi në kodrën në të cilën ka vepruar artileria e BRMO 549.

Brendësia e shtëpisë së Ismet Gashit

Brendësia e shtëpisë së Ismet Gashit

Share