Të akuzuarit për krime luftë në uniformë të policisë
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) kërkon nga komandanti i xhandarmërisë, Milenko Bozovic dhe nga drejtori i policisë Milorad Veljovic që të shfrytëzojnë mundësitë ligjore dhe të shkarkojnë nga detyra, deri në përfundimin i procedurës, oficerin e xhandarmërisë Vladan Krstovic, të akuzuarin për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës në Lubeniq me 1 prill të vitit 1999.
Prokuroria për Krime Luftë (PKL) më 22 nëntor 2013 ngriti aktakuzën ndaj Vladan Krstovic (i ashtuquajtur Xhuxha- Džudža), pjesëtarë i xhandarmërisë, për krime të luftës kundër popullatës civile. I pandehuri akuzohet që së bashku me pjesëtarët të tjerë të togës 177 detashmentit ushtarak territorial në fshatin Lubeniq (Pejë) me 1 prill të vitit 1999 kanë kryer vrasjen e të paktën 46 civilëve të etnisë shqiptare. I pandehuri Krstovic akuzohet për zhvendosjen e dhunshme të grave, fëmijëve dhe të moshuarve për në Shqipëri, djegien e shtëpive familjare dhe frikësimit të civilëve.
Dhe më parë Kërstoviq ishte ndjekur penalisht për vrasje në tentativë, por u lirua me vendim të aktgjykimit të shkallës së dytë në maj të këtij viti.
FDH paralajmëron qe mbajtja e Kërstoviq në shërbimin policor, pavarësisht nga akuzat për krime lufte ndikon negativisht në vendimin e viktimave dhe dëshmitarëve për të marrë pjesë në procedurë gjyqësore. I akuzuar për krime lufte i cili në gjykim vjen nga detyra e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë ( MUP-it RS) direkt ndikon në përpjekjet e institucioneve të përfshira në procesin e përgjegjësisë për krime të luftës.
FDH thekson që MPB-RS ka një përgjegjësi të veçantë dhe obligimin për të ruajtur integritetin e proceseve gjyqësore për krime lufte, meqenëse MPB-RS, duke përfshirë edhe zyrtarët e lartë, ka luajtur një rol kyç në kryerjen dhe mbulimin e krimeve kundër civilëve shqiptarë në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999.
Masa e largimit të përkohshëm nga shërbimi është paraparë në Ligjin për Policinë (neni 165, paragrafi 3): ” Punonjësit e Ministrisë mund të largohen përkohshëm nga puna me propozim të arsyetuar nga udhëheqësi, kur ndaj të pandehurit është leshur vendimi i formës së prerë për kryerjen e hetimit për një vepër penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare apo është iniciuar procedura disiplinore për shkelje të rënda të detyrës zyrtare dhe në çoftë së prania e tij në vendin e punës do të dëmtonte interesat e shërbimit . ”
FDH apelon në ministrin e Punëve të Brendshme Ivica Daçiqin për të krijuar një procedurë të përhershme dhe të plotë të shqyrtimit të pjesëtareve të MPB-së në të cilën do t’i nënshtrohen procedurave të sigurisë dhe psikofizike si dhe rishikimit të së kaluarës në kohën e luftës për përgjegjësinë e tyre në kryerjen apo fshehjen e ndonjë krimi si dhe lëshimet për të parandaluar shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë konfliktit të armatosur në ish-Jugosllavi.
Në tetor të vitit 2013 FDH e kishte publikuar dosjen mbi aktivitetet e brigadës së motorizuar 125 në të cilën është përshkruar pjesëmarrja e pjesëtareve të DMT në krimet e kryera në fshatin Luboniq, Qyshk, Zahaq dhe Pavlan.
Në nëntor të vitit 2013 FDH kishte kërkuar nga shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq që nga shërbimi përkohësisht të largojë oficerin dhe nënoficerin e Ushtrisë së Serbisë Pavle Gavriloviq dhe Rajko Kozlina të akuzuarit për krime kundër civilëve në fshatin Tërnjë në mars të viti 1999.