Filluan ligjëratat e gjeneratës së dytë të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale
Sot, më 19 nëntor 2013 pran zyrës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) u hapë shkolla rajonale e gjeneratës së dytë për Drejtësi Tranzicionale. Shkolla, të cilën edhe këtë radhë e organizon FDH-ja, Shoqata Juristi nga Sarajeva dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, paraqesin një program dhjetëditor të edukimit mbi instrumentet për ballafaqim me të kaluarën. Këtë vit shkollën do ta vijojnë 25 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.
Sandra Orloviq, drejtoreshë ekzekutive e FDH-së, në fjalimin hapës, tha që gjetjet faktike gjyqësore janë bazë për të shkruar një narrativ të ngjarjeve të viteve të nëntëdhjeta dhe theksoi nevojën për t’u ballafaquar më të kaluarën. “Duke mësuar për të kaluarën, ne bëhemi rezistent ndaj miteve. Kjo na lehtëson për të kuptuar të tanishmen dhe kështu simbolikisht tregojmë respekt ndaj viktimave të krimit” tha Orloviq.
Dominic Haydn – Braithwaite , këshilltari politik rajonal dhe këshilltar për parandalim të konfliktit në Ambasadën Britanike në Beograd, konsideron të nevojshme krijimin e dialogut në nivel rajonal në mënyrë që të kuptohet se çfarë ka ndodhur gjatë luftërave të fundit në ish Jugosllavi. “Zëri i të rinjve nuk dëgjohet, politikanët nuk janë të interesuar në nismat që vijnë nga brezi i ri ndërsa për pajtim kyçe është të dëgjohet ana tjetër dhe të ketë mirëkuptim për një opinion të ndryshëm”, tha Braithwaite.
Vijues të shkollës do të ndjekin ligjërata mbi gjetjet faktike në procedurat gjyqësore para Tribunalit të Hagës dhe mbi gjykimet nacionale për krime lufte, mekanizmave jashtëgjyqësore për përcaktimin e fakteve për krimet e kryera në të kaluarën, të drejtën e viktimave për reparacionet, shkeljet e drejtave të njeriut, kontributi i arkivave dhe mediave në krijimin e së vërtetës dhe llogaridhënies, kulturën e kujtesës në lidhje me konfliktin si dhe procesin e pajtimit në shoqëritë pas-konfliktit.
Sot, Marijana Toma do të mbaj ligjëratë mbi “Vënien e drejtësisë në lidhje me krimet e kryera në shoqëritë postkonfliktuale”, si rast studimi do të merren: Drejtësia tranzicionale në Serbi, ndërsa Agon Vranezi do të ligjëroj mbi: Drejtësinë tranzicionale në Kosovë.
[Not a valid template]