Gjykatat në Serbi vazhdojnë praktikën e kompensimeve të ulëta për viktimat e krimeve të kryera gjatë viteve të nëntëdhjeta

Gjykatat në Serbi vazhdojnë praktikën e kompensimeve të ulëta për viktimat e krimeve të kryera gjatë viteve të nëntëdhjeta

logo_fhp_postFondi për të Drejtën Humanitare (FDH) paraqiti një ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Parë Themelore në Beograd, e cila e obligoi Republikën e Serbisë që shqiptarëve të Kosovës Jahir Krasniqi dhe Jakup Tahiri t’u paguaj kompensimin në shumën prej 210.000 dinarë për përgjegjësinë e trajtimit çnjerëzor dhe tortura të kryera ndaj tyre, nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme ( MPB ) gjatë paraburgimit të paligjshëm në vitin 1999 dhe në vitin  2000.  FDH thekson se kjo është një ndër kompensimet më të ulëta në Serbi për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut gjatë viteve të nëntëdhjeta, dhe me këtë relativizohet përgjegjësia e shtetit për krimet që janë përgjegjës përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë.


FDH në emër të Krasniqit dhe Tahirit me datën 24 prill 2010 inicoi procedurën për kompensimin e dëmeve kundër Serbisë para Gjykatës së Parë Themelore në Beograd. Gjatë procedurës janë mbajtur gjashtë seanca në të cilat Krasniqi dhe Tahiri kanë dëshmuar, duke e përshkruar arrestimin e paligjshëm, torturën e përjetuar dhe trajtimit çnjerëzor gjatë arrestimit të paligjshëm. Gjatë procedurës, në raportet mjekësore u gjeten që shëndeti i Krasniqit dhe Tahirit ka pësuar dëmtime të përjetshme si rezultat i torturës dhe trajtimit çnjerëzor.
Gjykata në aktgjykim të lëshuar me datën 4 tetor të vitit 2013 u gjet se Jahir Krasniqi në periudhë prej 18 maj deri në 4 tetor të vitit 1999 ka qenë i arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe ishte në burg në Lipjan/Lipljan dhe në Mitrovicën e Sremit/Sremska Mitrovica, ku u ishte nënshtruar torturave dhe rrahjeve. Krasniqi në korrik të vitit 1999 ka qëndruar 10 ditë në qeli. Gjatë kohë qëndrimit në paraburgim të paligjshëm askush nuk e ka marrë në pyetje ndërsa vendimin për  përcaktim të paraburgimit e kishte marrë kur e kanë dërguar në Mitrovicën e Sremit. Pas lirimit, këtë vendim ja kanë marrë pjesëtarët e MPB-së në vendkalim Merdar. Jakup Tahiri ishte arrestuar pa ligjshëm me datën 29 maj të vitit 1999. Në paraburgim të paligjshëm ishte deri me 18 prill vitit 2000 dhe atë në burgjet në Lipjan/Lipljan dhe në Pozharevc. Çdo ditë i  ishte nënshtruar torturës nga policët dhe rojet dhe asnjëherë nuk iu dorëzua vendimi për paraburgim.

Për shkak të përgjegjësisë për veprat e të paligjshme të pjesëtarëve të MPB-së, gjykata obligoi Republikën e Serbisë që Jahir Krasniqit të ja bënë pagesën në vlerë prej 140.000 dhe Jakup Tahirit në vlerë prej 70.000 dinarë.

Faktet mbi rastin:

Jahir Krasniqi në fund të marsit të vitit 1999 për shkak të sulmeve të forcave serbe u largua së bashku me familje nga fshati i tij Negroc/Negrovac komuna e Gllogocit/Glogovac dhe janë strehuar në magazinën e miellit në stacionin hekurudhor në fshatin e afërt Tërdevc/Trdevac. Më 18 maj të vitit 1999 rreth orës 11 në Tërdevc/Trdevac arriti policia dhe ushtria serbe dhe të gjithë meshkujve në fshat iu kishte dhënë urdhër të dalin në rrugë. Nga aty i dërguan në fshatin Bajicë/ Banjica, ku rreth 25 meshkuj ndër ata edhe Jahirin i kishin ndarë dhe i kishin dërguar në stacionin policor në Gllogoc/Gllogovac. Të nesërmen policët e dërguan Tahirin dhe meshkujt e tjerë në stacionin e hekurudhës. Policia aty e kishte rrahur Jahirin derisa e kishte humbur vetëdijen. Pas disa ore e kishin dërguar në burg në Prishtinë/Priština, pastaj disa orë më vonë në burg në Lipjan/Lipljan. Aty e kishin vendosur në një palestër sportive ku ishin rreth 350 të burgosur shqiptarë. Kushtet ishin të vështira. Të burgosurit flinin në dysheme pa dyshek, pa batanije dhe pa ujë. Për të ngrenë u kishin dhënë nga një copë bukë në ditë. Për shkak të kushteve johigjienike, pothuajse të gjithë të burgosurit kishin infeksione të ndryshme, morra dhe zgjebe. Shkuarja në tualet ishte varur nga vullneti i rojeve të cilët me raste prapë i rrihnin.

Më datën 9 qershor 1999 rojet dhe policët gjatë natës i kishin lidhur të gjithë të burgosurit dhe në mëngjes kishin filluar t’i vendosnin në autobus për t’i transportuar në burgun e Mitrovicës së Sremit/Sremska Mitrovica. Aty Jahiri kishte qëndruar deri më 4 tetor të vitit 1999 pastaj përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) ishte kthyer në Kosovë.
Jakup Tahiri jetonte në Gllogoc/Glogovac me familjen kur më datën 29 maj të vitit 1999 kur erdhi policia serbe dhe e nxorën në oborr Jakupin dhe dy djemtë të tij. Policët aty i kishin mbledhur të gjithë meshkujt të fshatit. Me kamionë i morën dhe i dërguan në një lokal në qendër të qytetit ku ishin rreth 300 meshkuj shqiptarë të Kosovës. Jakupin aty e mbajtën deri të nesërmen. Gjatë tërë kohës policët e kishin rrahur dhe marrë në pyetje. Nga aty e dërguan në burgun e Lipjanit/Lipljan. Menjëherë pas arritjes e kishin rrahur policët. Rojet e kishin vendosur në një dhomë ku ka pasur edhe 38 meshkuj të tjerë, të mbajtur. Të gjithë flinin në beton, në kushte johigjienike dhe pothuajse pa ushqim. Më 10 qershor të vitit 1999 Jakupin me të burgosurit e tjerë e kishin transferuar në burgun e Pozharevcit, ku ishin rrahur nga të burgosurit dhe rojet menjëherë pas arritjes, ku këta të fundit i prisnin në “radhë” në mes të autobusit dhe ndërtesës së burgut. Pas disa muajsh kushtet në burgun e Pozharevac për të burgosurit shqiptarë ishin përmirësuar, ata filluan t’i merrnin paketat humanitare dhe ndihmën themelore mjekësore. Jakupi në Pozharevc nuk ishte marrë në pyetje, dhe nuk kishte marr ndonjë vendimin mbi vazhdimin e paraburgimit. Ai u lirua me 18 prill të viti 2000 përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

Share