Kallëzim penal për krime ndaj 78 shqiptarëve të Kosovës kundër oficerëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave dhe MPB.

Kallëzim penal për krime ndaj 78 shqiptarëve të Kosovës kundër oficerëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave dhe MPB.

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal kundër gjashtë oficerëve dhe pjesëtarëve të Brigadës së Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 125 UJ), komandantit të Repartit 24 të Njësitit Special të Policisë (NJSP) dhe disa pjesëtarëve të paidentifikuar të Ushtrisë Jugosllave (UJ) dhe Repartit 24 të NJSP mbi dyshimin se ata kanë urdhëruar apo kryer vrasjen e 78 meshkujve – shqiptarë të Kosovës në fshatin Kralan (komuna e Gjakovës) me datën 4 prill të vitit 1999. Midis personave të përfshirë në kallëzim janë ish-komandanti dhe ish-kryeshefi i Shtabit të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ-së, Dragan Zhivkoviq dhe Gjorgje Nikoliq, ish-komandanti i Repartit 24 të NJSP, Zharko Brakoviq, dhe zëvendës-komandanti i Grupit Luftarak 5 të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ-së, Robert Shmajcel, zëvendës komandant i grupit luftarak 5 të BRMO 125 UJ.

Me 2 prill të vitit 1999 pjesëtaret e BRMO 125 së UJ-së dhe repartit 24 të NJSP kanë hyrë në fshatin Kralan. Te shkolla fillore e fshatit ndodheshin disa mijëra civilë shqiptarë, vendas dhe refugjatë nga disa fshatra të Komunës së Klinës. Civilet e tubuar e kishin ngritur flamurin e bardhë për t’i treguar pjesëtarëve të forcave serbe që po dorëzoheshin, pastaj civilët me traktorë dhe në këmbë kanë filluan të largohen nga fshati. Kur kolona e refugjatëve kishte arritur tek dalja nga fshati në drejtim të Gjakovës/ Đakovica, pjesëtarët të panjohur të grupit 5 të njësitit 125 BRMO të UJ-së dhe repartit të 24 NJSP kishin filluar për t’i rrahur, ofenduar dhe t’i ndajnë meshkujt nga femrat dhe fëmijët. Meshkujt i larguan në një livadh në anën e djathtë, ndërsa gratë dhe fëmijët i kishin urdhëruar që të vazhdojnë rrugës për në Shqipëri. Ata i kishin mbajtur gjithsej 500 meshkuj. Menjëherë pas kësaj, pjesëtarët e grupit 5 të njësitit 125 BRMO të UJ-së dhe repartit 24 të NJSP i kishin çuar meshkujt e mbajtur në livadh pranë një përroi. Aty iu kishin urdhëruar që ti heqin rrobat nga pjesa e lart e trupit dhe ti vendosin duart prapa kokës. Pjesëtarët e forcave serbe me tanke dhe autoblinda e kishin rrethuar livadhin ku ishin duke i mbajtur meshkujt. Gjatë natës mes 2 dhe 3 prillit të vitit 1999 pjesëtarë të paidentifikuar të grupit luftarak 5 të Brigadës së Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 125 UJ) i kishin plagosur dy nga meshkujt e mbajtur në livadh. Gjatë tërë natës meshkujt ishin në shi, pa ushqim dhe ujë.

Të nesërmen me datën 3 prill të vitit 1999 rreth orës 09:00 dy pjesëtarë të paidentifikuar të Ushtrisë Jugosllave u kishin urdhëruar meshkujve t’i dorëzojnë paratë duke u thënë që më pas do t’i lirojnë ata. Njëri prej meshkujve të mbajtur i kishte mbledhur rreth 10.000 DM nga të tjerët, të cilat u kishte dorëzuar ushtarëve. Rreth orës 19:00 në livadh kishin arritur dy kamiona ushtarak në të cilët forcat serbe i kishin hipur të moshuarit dhe dy meshkujt e plagosur. Ata janë transportuar me kamion në Gjakovë.

Të nesërmen me 4 prill të vitit 1999 rreth orës 09:00 në livadh kishte ardhur major (emri i panjohur) Grujiq dhe meshkujve të mbajtur iu kishte drejtuar me këto fjalë: ” Ju do të shkoni në Shqipëri sepse e doni Amerikën e jo neve”. Iu kishte thënë se të gjithë do të lirohen dhe mund të shkojnë për në Shqipëri. Pas disa minutash disa pjesëtarë të paidentifikuar të UJ-së, meshkujve të mbajtur iu kishin urdhëruar që të ulen për tokë, pastaj kanë filluar për ti ndarë meshkujt e rijë nga ata të moshuarit. Të moshuarve iu kishin urdhëruar për të hipur në kamion. Major Grujiq kishte thënë që meshkujt e rijë do t’iu bashkohen të tjerëve pasi ti mbulojnë gropat të cilat i ka hapur Ushtria Çlirimtare e Kosovës në pyll aty pranë. Përderisa meshkujt e moshuar ishin duke u larguar, nga drejtimi i livadhit ku pjesëtarët e Brigadës së Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 125 UJ) dhe Reparti 24 të Njësitit Special të Policisë (NJSP) ishin duke i mbajtur 78 meshkuj të rinjtë është dëgjuar një rafal të shtëna armësh.

Trupat e 17 meshkujve të cilët me datën 4 prill të vitit 1999 janë mbajtur nga pjesëtarët e Grupit Luftarak 5 Brigadës së Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO125 UJ) dhe Repartit 24 të Njësitit Special të Policisë (NJSP) në Kralan, janë gjetur në vitin 2001 në një varrezë masive afër liqenit Peruçac, komuna Bajina Bashta. Trupat e pajetë të 8 meshkujve janë zhvarrosur nga varrezat në fshatin Brekoc afër Gjakovës. Ndërsa për trupat e 53 meshkujve të tjerë të mbajtur nga pjesëtarët e Grupit Luftarak 5 Brigadës së Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 125 UJ) dhe Repartit 24 të Njësitit Special të Policisë (NJSP) në Kralan janë ende në kërkim. Midis meshkujve të mbajtur 11 kanë qenë të mitur, ndërsa 2 prej tyre kanë qenë djelmosha 15 vjeçar.

Dokumentet konfidenciale të UJ-së padyshim tregojnë praninë e Brigadës së Motorizuar 125 dhe Repartit 24 të Njësitit Special të Policisë (NJSP) në Kralan në kohën e krimit me datën 4 prill të vitit 1999. Dokumentet e UJ-së tregojnë se civilët ishin nën sundimin e Brigadës së Motorizuar 125 nga të cilët para se të vriteshin ishin privuan nga liria.

Share