Biblioteka

Fondi për të Drejtën Humanitare posedon bibliotekën  e specializuar,  të dedikuar mbledhjes dhe ruajtjes materialeve në lidhje me fushën e drejtësisë  transicionale, ballafaqimi më të kaluarën , e drejta humanitare, si dhe historisë, sociologjisë dhe fusha tjera  të ngjashme.  Koleksioni i saj përmban memoaret, eseje. raporte të organizatave të ndryshme, transkripte  nga konferenca, deklarata, filma dokumentar etj. Biblioteka ju mundëson të punësuarve në FDH, hulumtuesve, studentëve që të gjejnë literaturën e duhur dhe informacionet në lidhje me publikime nga fushat e përmendura.

Biblioteka në koleksionin  e saj posedon 5196 tituj (5432 kopje fizike.)Sipas llojit të publikimeve biblioteka përmban: 4006 monografi (4235 ekzemplar), 981 ekzemplar të publikimeve serial dhe revistave , 33 tituj në 40 ekzemplar në CD dhe DVD publikime dhe 176 ekzamplar.

Biblioteka është  inkuadruar në bazën  e  të dhënave  elektronike bibliografike COBISS dhe koleksioni i saj mund të gjendet në internet :

https://plus.cobiss.net/cobiss/sr/en/bib/search?db=hlc

Biblioteka merret me përpunimin e biografive të librave të cilat i shërbejnë hulumtuesve të FDH për të  ofruar pasqyrën e literaturës mbi tema të caktuara (cilat janë të vendosura në bibliotekën e FDH). Deri tani janë kryer tri bibliografi të cilat regjistrojnë publikimet me çështjet Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Kroacia, me fokus të veçantë në krimet të luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë konfliktit. Përveç këtyre temave , aty gjinden dhe vepra teorike letrare autorëve nga këto regjione.

Share