Prezantim i Dosjes “Brigada e motorizuar 125 të Ushtrisë së Jugosllavisë “

Prezantim i Dosjes “Brigada e motorizuar 125 të Ushtrisë së Jugosllavisë “

Të premten më 11 tetor 2013 Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) prezantoi dosjën “Brigada e Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave”. Në këtë Dosje janë të përshkruara 10 krime në të cilat janë të perfshirë pjesëtarët e Brigades së motorizuar 125 të ushtrisë jugosllave nën komandën e Dragan Živanovića apo njësive të nënshtruara ku janë vrarë 301 civilë, prej tyre shtatë femra dhe 19 fëmijë.

Sandra Orlovic, Drejtoreshë ekzekutive e FDH-së theksoi nevojën që të intensifikohen procedimet e krimeve të luftës, për shkak se koha po kalon, dhe në mënyrë që të janë më gjithëpërfshirëse dhe më energjike e jo siç ka qenë deri më tani. Për krimet e përshkruara në dosjen deri tani askush nuk ka dhën llogaridhënje. “Kryesit e këtyre krimeve janë ende në liri, në liri janë edhe ata që e kanë tërhequr këmbëzën, por edhe urdhëruesit e tyre, si dhe ata që këto krime i kanë toleruar dhe heshtur, dhe shumica e tyre janë tani në institucionet e Republikës së Serbisë, dhe kanë një reputacion të madh” tha Orloviq. Kjo mënyrë e prezantimit të krimit në vend të parë i shpalos dokumentet e qeverisë, policisë dhe ushtrisë, të cilat u vunë në dispozicion duke iu falënderuar punës së gjykatësë së Hagës, në bazë të cilave lehtë mund të përcaktohen veprimet e policisë dhe njësitëve ushtarake gjatë luftës. Milica Kostic, analiste ligjore e FDH-e e cilia e ka udhëqur ekipin në përgatitjen e Dosjes, prezantoi përmbajtjen e dosjes dhe i kushtoi vëmendje në veçanti krimeve të kryera në fshatin  Dubovc në shtator të vitit 1998 ku janë vrarë 14 civilë dhe në fshatin Kralan në prill të vitit 1999 kur janë vrarë 78 civilë shqiptarë, për të cilat FDH ngriti një kallëzim penal pranë Gjykatës për krime lufte. “Së pari shkonte një sulm artilerie, pastaj hyrja në fshatë, dëbimi i banorëve nga shtëpitë, ndarja e femrave dhe fëmive dhe debimi i tyre për në Shqipëri, ndërsa meshkujt e mbajtur janë pushkatuar dhe trupat e tyre janë djegur ose janë dërguar në një vend të panjohur”, e shpjegoi Kostiç n­ë tërsi ishte si një formular standard të cilin e kanë përdorur forcat serbe në sulmet mbi fshatra. Arsyeja për të analizuar veprimet e Brigadasë së motorizuar 125 ishte sepse në zonën e saj të përgjegjësisë, ku ishin të perfshira komunat veriperëndimore të Kosovës u vranë 1813 civil shqipëtar, prej tyre 327 femra dhe 236 fëmijë. Nemanja Stjepanović, gazetar i agjencionit Sense me seli në Hagë i cili raporton për të gjitha gjykimet e mbajtura pranë kësaj gjykate iu rikujtoi të pranishmëve që Tribunali i Hagës në dy aktgjykime (kundër Milutinoviçit dhe të tjerve dhe kundër Djordjeviqit) konkludoi që krimet e kryera në Kosovë nuk ishin incidente të izoluara por kanë qenë të kryera si pjesë e një fushate më të gjerë udhëhequr nga udhëheqja politike dhe ushtarake të RFJ-së. Ky krim i përbashkët, më qëllim për të dëbuar popullatën shqiptare nga Kosova, ishte fakt në bazë të numrit të madh të viktimave dhe shtrirja e krimeve të cilat u zhvilluan po në të njëjtën mënyrë pastaj me marrjen  e dokumenteve dhe çarmatosjen e popullatës shqipatere dhe armatosjen e popullatës serbe. Nëpërmes së video linkut nga zyra e FDH Kosovë në Prishtinë të pranishmëve iu drejtua Maliq Kryeziu, dëshmitar i krimit në Kralan, cili dëshmoi në lidhje me atë se çka ka ndodhur me datën 4 prill të vitit 1999 në Kralan kur janë vrarë 78 meshkuj në mesin e të cilëve edhe djali i tij Mentori, mbetjet mortore të të cilit ende nuk i ka gjetur edhe pas 14 vite kryrjes së krimit. Prezantimi i Dosjes u ndoq nga mediat, përfaqësues të institucioneve, organizatat për të drejtat e njeriut, profesorët nga universitetet, studentët etj .

Share