Me rastin e botimit të tekstit të Jasmina Teshanoviqit „Shpresoj se Perëndimi nuk do të intervenoj në Siri, sepse e kam përjetuar intervenimin e tillë personalisht”

Me rastin e botimit të tekstit të Jasmina Teshanoviqit  „Shpresoj se Perëndimi nuk do të intervenoj në Siri, sepse e kam përjetuar intervenimin e tillë personalisht”

Në datën 16.09.2013,  portali i internetit i revistës britanike The Guardian e ka botuar tekstin e Jasmina Teshanoviqit me titullin „Shpresoj se Perëndimi nuk do të intervenoj në Siri, sepse e kam përjetuar intervenimin e tillë personalisht”. Në këtë tekst, autorja, nga këndi i saj personal, e përkujton përditshmërinë beogradase gjatë kohës së bombardimit të NATO-s në vitin 1999.

Gjatë bombardimit të NATO-s, Natasha Kandiqi, veprimtare për të drejtat e njeriut dhe drejtoreshë e asokohshme e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka qëndruar në Kosovë. Në formë të letrave të drejtuara publikut, ajo ka folur mbi përditshmërinë e tmerrshme të njerëzve të zakonshëm dhe ka paraqitur të dhëna mbi krimet e ushtrisë dhe të policisë serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Deri tek të dhënat ka arritur nëpërmjet të bisedave me dëshmitarët dhe familjet e viktimave. Në atë kohë, asnjë nga mediat serbe nuk ka dëshiruar për të botuar këto letra.

Letrat, të cilat prapë po ia ofrojmë publikut, tregojnë një pamje tjetër të kohës, mbi të cilën shkruan Teshanoviq nga pikëvështrimi i saj beogradas. Në to ka vend edhe për përvojat e njerëzve, përditshmërinë e të cilëve e kanë përbërë krimet ndaj të afërmve të tyre, diskriminimi…

 

Share