Me rastin e dënimit të Mark Kashnjetit

Gjykata e Lartë në Beograd me datën 21.06.2013, sërish pas rigjykimit dënoi Mark Kashnjetin me dy vjet burgim për krime lufte kundër civilëve të kryer më 14.06.1999 në Prizren / Prizren. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) konsideron që provat e ofruara nuk sugjerojnë që Mark Kashnjeti ishte përgjegjës për krimin me te cilin është i akuzuar dhe vendimin e karakterizojnë gabimet e gjykatës në vlerësimin e provave.

Gjykimi paraprak i Mark Kashnjetit filloi me datën 13.09.2012. Paneli Gjyqësor i kryesuar nga gjykatësja Vinka Beraha Nikicevic me 10.11.2012 solli vendimin me të cilin Mark Kashnjetin e dënoi me një burgim prej dy vitesh. Gjykata e Apelit në Beograd me datën 8.03.2013 e mori parasysh ankesën nga ana e mbrojtjes dhe e anuloi aktgjykimin dhe lëndën e ktheu në gjykatën e shkallës së parë në rigjykimi, duke gjetur se aktgjykimi përmban mangësi serioze. Gjykata e Apelit konkludoi që vendimi është i paqartë dhe i pamjaftueshëm për të vërtetuar ekzistencën e një konflikti të armatosur në kohën e ngjarjeve të 14.06.1999 veçanërisht që prej nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës më 09.06.1999 ku është bërë supozimi në lidhje me ndërprerjen e të gjitha konflikteve të armatosura në Kosovë. Si mangësi të aktgjykimit janë listuar dhe mungesa e ekspertizës antropologjike që do të përcaktojë nëse në fotografi, sipas prokurorisë, është Mark Kashnjeti si dhe refuzimi i gjykatës së shkallës së parë që si provë të sjellë video incizimin nga lajmet e televizionit “TV Klan Kosova” në të cilin një person pretendon që është njëri nga pjesëtarët në fotografi të UÇK-së dhe që në atë fotografi nuk është Mark Kashnjeti.

Procesi i përsëritur ka filluar 19.04.2013. Përmes videolinkut, janë dëgjuar dëshmitarët Ramadan Bytyqi dhe Mentor Kokaj, të propozuar nga pala mbrojtëse e Kashnetit dhe dy eksperteve të gjykatës. Trupi gjykues ka shikuar incizimin nga “TV Klan Kosova” në të cilin u morr në pyetje dëshmitari Ramadan Bytyqi, ai deklaroi se ishte njëri prej pjesëtarëve të UÇK-së të cilët e arrestuan të dëmtuarin Gjuroviqin dhe Zdravkoviqin, dhe se ai gjendet në fotografin e diskutueshme, dhe se Kashnjeti nuk ishte i pranishëm në atë vend por këtu bëhet fjalë për ndonjë person tjetër. Gjithashtu, trupi gjykues i ka lexuar të gjitha provat e parashtruara gjatë shqyrtimeve të më hershme.

Paneli Gjyqësor me aktvendim të datës 21.06.2013 vërtetoi që i akuzuari Kashnjeti me datën 14.06.1999 në Prizren / Prizren, si pjesëtarë i UÇK-së, në uniformë dhe i armatosur, ka ndalur një automjet të pasagjerëve në të cilën kanë qenë palët e dëmtuara Bozhidar Djuroviç dhe Ljubomir Zdravkoviq duke i urdhëruar që të dalin nga vetura, pasi që i kishte kontrolloi dhe marr dokumentet e identifikimit i kishte lidhur me litar për duart dhe së bashku me pjesëtar të tjerë të UÇK-së, kanë goditur me kondak të pushkës në kokë dhe mbi trupin e Gjuroviç, më pas i ka dërguar në një oborr aty pranë duke i mbajtur disa orë. Pastaj, së bashku me Miroslav Jovanovic i dërguan në lagjen Ortokoll dhe i urdhëroi që të shkojnë në Serbi.

Gjatë dhënies së shpjegimit të aktgjykim, kryetarja e panelit i përmendi arsyet identike më të cilat është udhëhequr dhe paneli gjatë marrjes së vendimit të parë. Ajo theksoi që paneli ka besim të plotë në dëshminë e dëshmitarit- të dëmtuarit Bozhidar Gjuroviç, si dhe dëshmitarin polic Milan Petroviç të cilët e njohën Kashnjetin. Dëshmitë e tyre sipas gjetjes së panelit në rigjykimit u konfirmuar nga dëshmia e ekspertit antropologjik që përcakton se Mark Kashnjeti ka një numër të karakteristikave antropologjike si fytyra në fotografi, në bazë të cilave ekspertët kanë arritur në përfundimin se ekziston një përqindje e lartë e probabilitetit qe ky është personi. Paneli nuk e morri parasysh dëshminë e dëshmitarit Ramadan Bytyqi sepse ishte e kundërta me dëshminë i dëshmitarëve Gjuroviç dhe Zdravkoviq dhe e dhënë në mënyrë që të ndihmojë të akuzuarin Mark Kashnjetin.

FDH konsideron që Paneli gjatë rigjykimit nuk i ka eliminuar të gjitha mangësitë e treguara nga Gjykata e Apelit. Në fakt, pavarësisht nga ekspertiza antropologjike e kryer në rigjykim, paneli  nuk e ka përcaktuar në një mënyrë e besueshme nëse personi në foto është i akuzuari Mark Kashnjeti. Gjatë kryerjes së ekspertizës, siç kanë cekur dhe vetë ekspertët nuk është përdorur asnjë teknikë moderne, por metoda e vëzhgimit të përditshëm dhe krahasimin e fotografisë që ishte botuar në gazeta dhe fotografisë së Mark Kashnjetit e përpiluar nga ekspertët. Ekspertët as përafërsisht nuk kanë mundur të përcaktojnë moshën e personit në fotografi, por kanë thanë se personi mund të jetë në mes të moshës 25 dhe 50 vjet, të gjitha këto tregojnë për pasigurinë e ekspertizës së tillë.

FDH rikujton disa prej komenteve mbi vendimin pas gjykimi të parë që janë relevante dhe për aktgjykim pas gjykimit të përsëritur:

I I dëmtuari Gjuroviç, i cili gjatë hetimit dhe gjykimit kryesor e ka njohur Kashnjetin, gjatë gjykimit kryesor tha se ushtarët që i kishin arrestuar atë ditë kritike ishin në mes të 25 dhe 30 vjet, ndërsa sipas dokumenteve zyrtare të Kashnjetit në atë kohë ishte 46 vjeçar. Gjatë gjykimit kryesor i dëmtuari nuk ka ditur ta përshkruaj Kashnjeti në kohën e ngjarjes përkatëse si dhe të shpjegoj se si e njohu personin që nuk dinte ta përshkruante. Nga ana tjetër as i dëmtuari Zdravkovic i cili ishte gjithë kohës me Gjuroviin, e as dëshmitari Jovanoviq, i cili ishte me të dëmtuarin pasi arritjes së tyre në oborr nuk e akuzuan Kashnjetin, por kanë thënë se nuk e njihnin.

II Paneli i besoi dëshmisë së dëshmitarit, Milan Petrovic, ish-kreut të Njësitit të policisë kriminale të Prizrenit SUP, tani punëtorë i MPB të Serbisë, Departamenti për vërtetimin e Krimeve të Luftës, ekzaminimin e të cilit e propozoi prokuroria më vonë, pas dëshmisë konfuze të Gjuroviçit. Dëshmitari Petroviq nuk kishte asnjë njohuri për këtë incident, por si një oficer policie e dha vlerësimin e tij për gjendjen e atëhershme në Kosovë. Gjatë dëshmisë së tij, ai tha se ushtari në foto është pikërisht Kashnjeti dhe që Kashnjetin tashmë e njihte nga “pamja” dhe se e mbante në mend sepse Kashnjeti ka një vështrim/dukje të veçantë, që është ” vështrim/dukje tipike për shqiptarët”. Kashnjetin kurrë nuk e ka parë në uniformë apo të armatosur.

III FDH thekson që identifikimi i Kashnjetit nga dëshmitari Petroviç mund të ketë vlerë provuese për shkak se foto në te cilën Prokuroria për Krime të Luftës (PKL) e markoi personin i cili pretendon të jetë Kashnjeti u botua në media para dëshmisë së Petroviçit.

Share