Kallëzim penal për vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë në Vushtrri në prill dhe maj të vitit 1999

Kallëzim penal për vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë në Vushtrri në prill dhe maj të vitit 1999

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën 18.06.2013 parashtroi në Prokurorinë për krime lufte të Republikës së Serbisë kallëzimin penal kundër katër pjesëtarëve të MPB për krimet e luftës të kryera kundër civilëve në Vushtrri /Vučitrn në fund të prillit dhe fillim të majit të vitit 1999.

Kallëzimi penal është parashtruar kundër dy të identifikuarve dhe dy anëtarëve të paidentifikuar të MPB të RS, me dyshimin se ata në tri incidente të ndara në fund të prillit dhe në fillim të majit në vitin 1999 në rrethin dhe në qytetin e Vushtrrisë/Vučitrn kanë vrarë nëntë (9) meshkuj shqiptarë civil në prani të familjeve të tyre.

Në periudhën prej 24.03. deri më 10.06.1999 në komunën e Vushtrrisë/Vučitrn forcat serbe vranë 403 shqiptarë civilë (58 femra dhe 10 të mitur) nga të cilët 12 persona ende evidentohen si të pagjetur. Deri më sot, asnjë kryes i drejtpërdrejtë të këtyre vrasjeve apo oficer superior i tyre, nuk është sjellë para drejtësisë.

Share