Kallëzim penal për krime ndaj tre civilë shqiptarë në maj të vitit 1999

Kallëzim penal për krime ndaj tre civilë shqiptarë në maj të vitit 1999

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën 4.06.2013 parashtroi në Prokurorinë për krime lufte të Republikës së Serbisë kallëzimin penal kundër Ushtrisë Jugosllave për krime lufte ndaj civilëve, të  kryera me datën 12 maj vitit 1999 në vendin Savine Vode (komuna Pejë/Peć).

Kallëzimi penal është parashtruar kundër dy të identifikuar dhe katër anëtarëve të paidentifikuar të Ushtrisë Jugosllave mbi dyshimin se ata në vendin Savine Vode, në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi i kishin vrarë dy meshkuj të moshuar, civilë shqiptarë, të cilët së bashku me anëtarët e familjeve të tyre lëviznin përgjatë kolonës në drejtim të kufirit me Malin e Zi, më pastaj me forcë nga kolona është nxjerrë edhe një vajzë 21-vjeçare, shqiptare për fatin e të cilës ende nuk dihet asgjë.

Në maj të vitit 1999 në komunën e Pejës / Peć pjesëtarët e forcave serbe vranë 219 civilë shqiptarë (42 femra dhe 12 të mitur), nga të cilët 30 persona ende evidentohen si të zhdukur.

Share