Diplomat e ndara gjeneratës së parë të vijuesve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale

Nga data 23 deri në datën 24 mars të vitit 2013 është mbajtur seminari përmbyllës i studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale në organizim të Fondit për të Drejtën Humanitare, Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Shoqatës së Juristëve nga Sarajeva.

Të shtunën, në datën 23 mars të vitit 2013, Biljana Sinanoviq, gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kasacionit në Beograd, ua ka dorëzuar diplomat vijuesve të gjeneratës së parë të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Me atë rast, gjyqtarja Sinanoviq e ka theksuar rëndësinë e kërkimit të së vërtetës në mënyrë profesionale dhe objektive, qoftë përmes gjykimeve për krimet e luftës, qoftë edhe përmes mekanizmave jashtëgjyqësor, me qëllim të krijimit të pamjes së plotë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Gjatë seminarit, studentët kanë prezantuar punimet e tyre përfundimtare, prej të cilave dhjetë më të mirat prej tyre do të botohen në një publikim të Fondit për të Drejtën Humanitare. Në punimet e tyre, studentët kanë analizuar temat aktuale të lidhura me procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale – nga analiza e gjendjes së kulturës së përkujtimit në Bosnjë e  Hercegovinë, aspektet e caktuara të mekanizmave jashtëgjyqësore për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës, nëpër nismën për KOMRA-n, analizën e përmbajtjes së teksteve shkollore nga lënda e historisë në B dhe H dhe Serbi, e deri te analiza e gjykimeve për krimet e luftës para GJPNJ dhe gjykatat vendore.

Share