Prokuroria për krimet e luftës vepron sipas urdhrave politik: rasti i shqiptarëve nga Bujanovci

Gjatë fushatës zgjedhore në Serbi, në datën 3 maj të vitit 2012, janë burgosur pesë shqiptarë nga komuna e Bujanovcit, – Elhami Salihu, Mustafa Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdaij Emurllahu, të cilët, pjesëtarët e maskuar të xhandarmërisë, të njëjtën ditë i kanë dërguar në seli të MPB-së së Republikës së Serbisë, në Beograd. Të burgosurit kanë me qenë në pranga me duart të lidhura pas shpine. Gjatë pasdites, ministri i policisë, Ivica Daçiq, në konferencën për shtyp në Vranjë, gazetarëve ua ka treguar dokumentet policore mbi vrasjet e civilëve serb dhe të pjesëtarëve të MPB-së së Serbisë nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes (UÇPBM). Ai ka sjellë të dhënën se gjatë vitit 2000 dhe 2001, në sulmet e UÇPBM-së janë vrarë 18 policë dhe ushtarë, kurse 43 civilë serb janë kidnapuar. Të njëjtën ditë, prokurori për krime të luftës, Vlladimir Vukçeviq e ka informuar opinionin publik se është fjala për hetime, të cilat, sipas ligjit, janë fshehtësi[1], kurse disa media, duke iu referuar burimeve jozyrtare, kanë transmetuar se dyshohet që të burgosurit kanë qenë pjesëtarë të UÇPBM-së, të cilët në vitin 2001kanë marrë pjesë në rrëmbimin e dy të rinjve serb, trupat e të cilëve janë gjetur në afërsi të kampit të UÇPBM-së  në fshatin Breznica e Ulët (Donja Breznica) në Kosovë.

Share