Presidenti i Serbisë të heqë dorë nga retorika dhe veprimet e së kaluarës
Pas deklaratës se Vukovari është qytet serb, presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë Tomisllav Nikolliq e ka bërë edhe një gabim. Në intervistën dhënë RTCG-së, datë 31.05.2012 deklaroi se në Srebrenicë nuk është kryer gjenocid, me të cilën deklaratë i ka shkaktuar dëm të madh Serbisë e cila pranon dhe respekton vendimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se në Srebrenicë ushtria e Republikës Serbe ka kryer gjenocid ndaj boshnjakëve mysliman.
Fondi për të drejtën humanitare fton presidentin e Serbisë që të jetë më i kujdesshëm në deklaratat e tij në publik dhe se të ketë parasysh që për shkak të kaluarës së tij nacionaliste do të jetë gjatë gjithë kohës nën llupën e organizatave jo-qeveritare, viktimave, fqinjëve dhe institucioneve ndërkombëtare kompetente në raport me procesin e integrimit të Serbisë në BE. Nikolliq është betuar në Kuvendin e Serbisë se është i përkushtuar në rrugën evropiane të Serbisë, gjë që duhet të dëshmojë me respektimin e fakteve gjyqësore dhe marrjen e përgjegjësisë për veprat e liga të viteve të nëntëdhjeta të cilat janë barrë për Serbinë dhe qytetarët e saj.