Humbjet njerëzore gjatë bombardimeve të RSJ nga NATO-ja
Të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe FDH Kosovë tregojnë se në periudhën prej datës 24.03. deri në datën 10.06.1999, gjatë konfliktit të armatosur ndërkombëtar në Kosovë, janë vrarë, kanë humbur jetën ose dhunshëm janë zhdukur 9.401 persona, prej të cilëve 758 kanë humbur jetën nga veprimet e NATO-s. Të dhënat e FDH bazohen në analizën e mbi 6.000 dokumenteve – deklarata të dëshmitarëve dhe të anëtarëve të mbijetuar të familjeve të viktimave, dokumentacionit gjyqësor, raporteve shtetërore, raporteve të organizatave vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, raporteve mjeko-ligjore, teksteve gazetareske, librave, monografive dhe burimeve të tjera të të dhënave në periudhën e bombardimeve të NATO-s.
Më së shumti kanë pësuar shqiptarët. Nga numri i tërësishëm i personave që kanë humbur jetën dhe i personave të zhdukur, 6.511 janë civilë shqiptarë. Midis tyre, 220 kanë humbur jetën nga nga bombat e NATO-s. Në datën 14.04.1999 në sulmet nga ajri të NATO-s, nga kolona e të ikurve nga Bistazhini/Bistražin (komuna e Gjakovës/Đakovica), kanë humbur jetën 63 shqiptar. Në datën 13.05.1999, në sulmin ndaj objektit të braktisur të AJ në fshatin Korishë/Koriše në të cilin, sipas urdhrit të AJ/MPB-së, menjëherë para bombardimit kanë hyrë fshatarët shqiptar të cilët ishin duke udhëtuar drejt kufirit shqiptar, janë vrarë 77 shqiptarë. Në këto dy sulme kanë humbur jetën 40 fëmijë nën moshën 16 vjeçare.
Më shumë se 6.200 civil shqiptar janë vrarë ose dhunshëm janë zhdukur në fushatën e dhunës dhe të terrorit, të cilën e kanë zhvilluar forcat e AJ/MPB-së të Republikës së Serbisë. Në mesin e viktimave, 400 fëmijë janë të moshës nën 16 vjeçare.
Në Kosovë, në kohën e konfliktit ndërkombëtar, në periudhën prej datës 24.03. deri në datën 10.06.1999, janë vrarë 189 serbë dhe civilë të tjerë joshqiptar. Në mesin e tyre janë 26 fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Në sulmet e forcave të NATO-s janë vrarë gjithsejtë 46 serb dhe joshqiptar të tjerë, derisa për vdekjen ose zhdukjen e 143 serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë përgjegjëse është UÇK.
Në bazë të hulumtimit të deritashëm, FDH ka gjetur se në periudhën prej datës 24.03. deri në datën 10.06.1999, në Serbi, nga veprimet e NATO-s kanë humbur jetën 187 civil, emrat dhe rrethanat në të cilat ata kanë pësuar janë të njohura për FDH-në. Në mesin e tyre janë 11 fëmijë nën moshën 16 vjet. Në datën 12.04.1999, kur NATO goditi trenin e udhëtarëve në Grykën e Gërdeliçit janë vrarë 15 civil. Gjatë bombardimeve të ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë në Beograd, në datën 23.04.1999, kanë pësuar 16 njerëz.
Në Malin e Zi, nga veprimet e NATO-s, janë vrarë shtatë civil – gjashtë prej tyre kanë humbur jetën me rastin e bombardimit të fshatit Murinë në komunën e Plavës në datën 30.04.1999.
Në fushatën e forcave të NATO-s kundër forcave të AJ/MPB-së kanë humbur jetën 269 pjesëtarë të AJ dhe MPB të Serbisë. Prej tyre, 174 kanë pësuar në Kosovë, 93 në Serbi, kurse dy në Mal të Zi. Numri më i madh i ushtarëve dhe i policëve, 12 sish, kanë humbur jetën në datën 3.05.1999 në vendin e quajtur Savina Voda (komuna e Pejës). Në të njëjtën periudhë, në Kosovë, në luftërat me UÇK-në, kanë humbur jetën 346 ushtar dhe 142 policë.
Në sulmet ajrore të NATO-s kanë humbur jetën 27 pjesëtar të UÇK-së, prej të cilëve 15 e kanë humbur jetën në datën 19. dhe 21.05.1999, kur NATO-ja e ka bombarduar BNP të Dubravës, në Kosovë. Në të njëjtën periudhë, 1.125 pjesëtarë të UÇK-së kanë humbur jetën në luftë me pjesëtarët e forcave serbe.
Sipas hulumtimeve të deritashme të FDH-së, duke përfshirë edhe krahasimin e të dhënave nga më shumë burime relevante, siç janë listat e shoqatave të viktimave dhe raportet qeveritare, pas tërheqjes së AJ/MPB të Republikës së Serbisë, në periudhën prej datës 11.06.1999 deri në datën 31.12.2000, janë vrarë ose janë zhdukur në lidhje me konfliktin e armatosur 1.108 persona: 752 pjesëtarë të kombësisë serbe, 210 pjesëtarë të kombësisë rome, malaziase, boshnjake, gorane dhe 146 shqiptar, prej të cilëve 45 bindshëm dihet se janë vrarë si bashkëpunëtor të pushtetit serb.
Këtu ju mund të shihni listën e të humbjet njerëzore gjatë bombardimeve të NATO-s (Serbi, Kosovë dhe Mali i Zi)