BBC Albanina: Haradinaj mbështet hetimin për trafik organesh

BBC Albanina
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj i ka thënë BBC-së se ai mbështet një hetim lidhur me pretendimet se luftëtarët e tij janë përfshirë në trafikimin e organeve të të burgosurve serbë pas konfliktit të vitit 1999.

Këto akuza kanë dalë në një libër të botuar nga ish-prokurorja e gjykatës së Hagës Carla del Ponte.

Ajo shkruan në librin e saj se të paktën 100 serbë janë transportuar përtej kufirit në Shqipëri ku janë vrarë dhe u janë marrë organet.

Autoritetet në Kosovë e Shqipëri i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Megjithatë zoti Haradinaj thotë se ai do të bashkëpunonte me një hetim të pavarërur lidhur me këtë çështje.

Share