FDH-Zhv-014 FONDI: Zhvarrosjet në Serbi dhe në Kosovë
PERIUDHA: 1999 – 2005
BURIMI PRIMAR: Instituti mjekoligjor i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd (Serbi), Gjykata e Qarkut në Beograd dhe Gjykata Komunale në Kurshumli (Serbi), UNMIK-u, ZPZHF, KNPZH, Instituti Kombëtar për Toksikologji, Madrid (Spanjë), Enti për Mjekësi Ligjore në Nish (Serbi), Qendra Koordinuese e Serbisë dhe e Malit të Zi dhe e Republikës së Serbisë për Kosovë e Metohi (Serbi).
VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore
PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion të ndryshëm, i cili ka të bëjë me zhvarrosjet në Batajnicë dhe Petrovo Selo të Klladushës (Serbi), dhe në disa lokacione në Kosovë, siç janë raportimet arkeologjike, raportet mbi pranim-dorëzimin e trupave, raportet mjekoligjore, certifikata të vdekjes, kurse krahas kësaj aty ndodhet edhe dokumentacioni tjetër sekondar i organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
SISTEMI I RENDITJES: Sipas parimit gjeografik dhe sipas alfabetit, kronologjik, sipas datës.
Pritet rritja e fondit
GJUHA: Serbe, angleze
LISTA E PËRMBAJTJES:
Kutia nr. 1
BATAJNICA
2001-2006
Procesverbalet e institutit mjekoligjor të Fakultetit të Mjekësisë, Republika e Serbisë.
Raportet e Institutit Kombëtar për Toksikologji të Madridit, Spanjë.
Procesverbalet dhe raportet e Institutit Mjekoligjor të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, të Gjykatës së Qarkut në Beograd dhe të Gjykatës Komunale në Kurshumli, Republika e Serbisë – raportet mbi pranim-dorëzimin e trupave.
Raportet mjekoligjore – raportet mbi inspektimet mjekoligjore, UNMIK, ZPZHF (reports on Forensic inspections UNMIK, OMPF).
Certifikatat e vdekjes – Instituti mjekoligjor i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Republika e Serbisë
Raportet e Komisionit Ndërkombëtar për personat e zhdukur – raportet arkeologjike nga zhvarrimet në Batajnicë (20.06-26.11.2002.)
PETROVO SELO
2003-2005
Procesverbalet e Entit Mjekoligjor në Nish, Republika e Serbisë.
Procesverbali i Qendrës Koordinuese të Serbisë dhe Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë për Kosovën e Metohinë, Republika e Serbisë.
Procesverbali mbi pranim-dorëzimin e mbetjeve mortore të identifikuara i Qendrës Koordinuese për Kosovë e Metohi i Gjykatës së Qarkut, Republika e Serbisë.
Kutia nr. 2
Zhvarrosjet në Kosovë – regjistrat e personave të rrëmbyer dhe të zhdukur, raporte, fotografi.
Pjesë nga procesverbalet e obduksionit të personave të zhdukur, të kombësisë serbe dhe rome, në Kosovë e Metohi