FDH-SN-015 FONDI: Dokumentacioni mbi pozitën e pakicave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e Sanxhakut

PERIUDHA: 1991-2007.

BURIMET PRIMARE: Fondi për të Drejtën Humanitare, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Novi Pazar, Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut, Kuvendi Komunal i Pribojit, Kryqi i Kuq, Priboj, Qendra për Punë Sociale, Priboj, Këshilli Kombëtar Mysliman, Sanxhak, Organizata Liberale Boshnjake, Shoqata e Studentëve të Sanxhakut, Kuvendi Komunal i Sjenicës.

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  1 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion mbi pozitën e pakicave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e Sanxhakut: deklaratat e banorëve mbi dëbimin, vrasjen, rrëmbimet; regjistrat e personave të shpërngulur, regjistrat e shtëpive të plaçkitura; komunikatat për shtyp, të dhënat themelore mbi gjykimet në Sanxhak (gjykimet e myslimanëve për vepra politike); kërkesat për sigurimin e ndihmës humanitare; kërkesat për kthimin dhe kompensimin e dëmit; regjistrin e personave të kombësisë boshnjake, të cilët e kanë vuajtur torturën; raportet nga mbledhja e KK të Sjenicës mbi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe represionin policor nga viti 1992 e deri në vitin 2002.

SISTEMI I RENDITJES:  Renditja sipas parimit tematik.

Nuk pritet rritja e fondit

GJUHA:  Serbe

Share