Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në institucionet e Kosovës

Gjatë periudhës prej korrikut deri në tetor të vitit 2007, Fondi për të Drejtën Humanitare- Kosovë (FDH-Kosovë), ka bërë një hulumtim për të parë se në ç’masë zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve nga institucionet lokale të Kosovës, Parlamenti i Kosovës, Gjykata Komunale dhe e Qarkut në Prishtinë/Priština, Agjensioni Kosovar i Pronës dhe Shtëpia e Shëndetit numër IV. Hulumtimi është kryer në komunat shumetnike (Prizren/Prizren, Fushë Kosovë/Kosovo Polje, Klinë/Klina, Gjilan/Gnjilane, Pejë/Peć, Dragash/Dragaš), në komunat ku shqiptarët janë shumicë (Skenderaj/Srbica, Deçan/Dečane, Gllogovc/Glogovac, Malishevë/Mališevo, Podujevë/Podujevo), si dhe në komunat ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë (Shtërpcë/Štrpce, Leposaviq/Leposavić, Zubin Potok/Zubin Potok dhe Zveçan/Zvečan). Priština/Prishtina dhe Mitrovica/Mitrovica janë hulumtuar si raste te veçanta.

Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në institucionet e Kosovës

Share