Gazetaret nga Kosova e vizituan FDH

Copy_of_DSCF1182Beograd, 01.12.2011- Grupi i gazetave nga Kosova vizituan të enjten Fondin Për të Drejtën Humanitare dhe u takuan me Sandra Orlloviqin, zëvendës drejtoreshën ekzekutiv të FDH. Me këtë rast u prezantua Libër Kujtimi i Kosovës (LKK).

Gazetaret shfaqën interesim rreth metodologjisë së përdorur gjatë përpunimit të LKK-në dhe çka garanton që në libër janë përfshirë të gjithë të vrarë dhe të zhdukurit. Orlloviq e shpjegoi procesin e hulumtimit, marrjen e deklaratave nga familjarët dhe dëshmitarët, procesin e verifikimit, krahasimin dhe vlerësimin e burmimeve. Është përmendur se gjatë përpilimit të librit janë përdorur mbi 10 mijë dokumente. Në pyetjen pse emrat janë prezantuar ne mënyrë kronologjike, Sanda Orlloviq dha shpjegim që është shumë me rendësi te kuptohet konteksti dhe kronologjia e ngjarjeve të cilat kanë rezultuar më krime masive dhe humbje njerëzore.

Është biseduar rreth fatit dhe vrasjeve të etniteteve te ndryshme në Kosovë si dhe për disa tregime të prekshme të cilat janë përshkruar në këtë libër. Në fund të takimit, gazetarët shfaqën interesim se kur do të botohet pjesa e dyte të LKK-së dhe rreth dinamikës së projektit pas botimit të pjesës së parë.

Grupi i gazetarëve të rinj nga Kosova është në vizitë Beogradit në kuadër të programit Heartefact. Kjo organizatë ndër të tjera merret me ofrimin e mundësisë përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të rinjve nga Kosova për të vizituar Serbinë dhe anasjelltas.

Share