Lënda: themelimi i KOMRA-s

rekomPresidentja e Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga

Presidenti i Kroacisë, zoti Ivi Josipović

Presidenti i Serbisë, zoti Boris Tadić

Anëtari i Presidencës BeH, zoti Nebojsha Radmanović

Anëtari i Presidencës BeH, zoti Zhelko Komshić

Anëtari i Presidencës BeH, zoti Bakir Izetbegović

Presidenti i Malit të Zi, zoti Fillip Vujanović

Presidenti i Maqedonisë, zoti Ѓорге Иванов

Presidenti i Sllovenisë, zoti Danillo Turk

Lënda: themelimi i KOMRA-s

Prishtinë,Sarajevë, Beograd,Zagreb, Shkup, Podgoricë, Lubjanë

Tetor,  2011.

E nderuara Kryetare e Kosovës,

Ju drejtohemi sepse konsiderojmë se qytetarët e vendeve të dala në hapësirën e Jugosllavisë së dikurshme kanë nevojë dhe të drejtë të dinë të gjitha faktet lidhur me krimet e luftës dhe shkeljet tjera masive të të drejtat e njeriut të kryera gjatë konflikteve të luftës në vitet ’90, por edhe pasojat e mëvonshme të këtyre luftërave.

Shoqëritë post-jugosllave prej më shumë se një dekade, që kur armët kanë heshtur, nuk arrijnë të përballen me trashëgiminë e vështirë të së kaluarës së luftës, një pjesë e madhe sepse shumë fakte për të vrarët, të zhdukurit, të torturuarit, të dëbuarit, për njerëzit që kanë vuajtur në mënyra të ndryshme dhe të tmerrshme, ende nuk dihen. Emrat e një numri të vogël të të vrarëve dihen, kurse familjet e mbi 13.000 të zhdukurve ende kërkojnë më të dashurit, viktimat nuk kanë mundësi sistematik të kërkojnë dhe të marrin dëmshpërblime juridike, kurse mungesa e fakteve besueshëm të vërtetuara për të rënët shfrytëzohen për manipulime politike, promovime nacionaliste, nxitje të urrejtjes dhe  intolerancës.

Nisma për themelimin e Komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet tjera të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi (KOMRA), është nisur në mënyrë që faktet për të rënët përfundimisht të vërtetohen dhe të jenë të pranuara nga të gjitha palët, e që shoqëritë tona të ndalojnë mohimin dhe relativizmin e krimeve të kryera në emër të tyre. Kjo është nxitje që opinioni dhe shtet të pranojnë padrejtësinë të kryer ndaj viktima dhe përfundimisht të dëgjohet zëri i të mbijetuarve dhe familjeve të të rënëve, por edhe t’u mundësohet të tregojnë publikisht vuajtjet e tyre, t’i dëgjojmë menjëherë dhe në vend të heshtjes dhe përçmimit t’u ofrohet bashkëndjenja dhe solidariteti.

Themelimin e KOMRA-s e kanë mbështetur një numër i madh i organizatave të viktimave dhe familjeve të tyre, veteranët e luftës dhe robërit nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, komunitetet fetare, grupet etnike, aktivistët për të drejtat e njeriut, një numër i madh i individëve, juristë, pedagog dhe historian, e veçanërisht një numër i madh i të rinjve.

Me këtë letër duam t’i japin një mbështetje të fuqishme dhe të zëshme për nismën për KOMRA, sepse besojmë që vërtetimi, publikimi dhe pranimi i fakteve në nivel rajonal është i domosdoshëm për të gjithë, në mënyrë që të krijojmë një bazë që viktimave t’u kthehet dinjiteti, të jetë e kënaqur drejtësia e tyre, të vërtetohet fati i të zhdukurve dhe frika e të kaluarës së afërt të mos na përsëritet më.

Nisma për KOMRA është rasti më i mirë që më në fund të ndalojmë të flasim për të kaluarën dhe të mendojmë sikurse ajo është ende duke ndodhur, që të përballemi me të dhe të fillojmë ta kujtojmë dhe të mësojmë nga ajo, në vend që të vazhdojmë ta jetojmë atë.

Krahas atij shoqërorë, nisma për KOMRA ka potencial të jetë burim i freskët dhe përmbajtjesor i të dhënave për drejtësinë, historinë dhe politikën në rajon, e sidomos atë krijues e moral dhe rishikimin e kontekstit nga i cili vijmë dhe në të cilin jetojmë, kapacitetin kyç për ndikimin në të ardhmen dhe në miratimin e së kaluarës në emër të së ardhmes së re.  Nisma për KOMRA mund të bëjë shoqëritë tona më të mira, e para së gjithash edhe vet ne.

Ne, për të cilët lufta në Jugosllavi është mjet i përditshëm i hulumtimit profesional dhe vështrimit artistik, rast për të menduar dhe shqetësim për fatin e kuptimit të së vërtetës, ne emrin tonë dhe etikës së punës me të cilën merremi, kërkojmë që të bëni gjithçka që është në mundësinë tuaj që kjo nismë të merr jetë dhe që KOMRA të filloj punën në bazë të Statutit që pas shumë vitesh konsultime me qytetarët e tërë rajonit është miratuar nga Kuvendi i Koalicionit për KOMRA.

Me respekt,

Azem Vllasi, avokat, Kosovë

Bekim Lumi, regjisor, Kosovë

Doruntina Basha, dramaturge, Kosovë

Eliza Hoxha, këngëtare, Kosovë

Engjëllushe Morina, Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Kosovë

Enver Petrovci, aktor dhe regjisor, Kosovë

Jeton Neziraj, regjisor, Kosovë

Kushtrim Hoxha, aktor, Kosovë

Kushtrim Koliqi, regjisor, Kosovë

Veton Nurkollari, regjisore, Kosovë

Zana Hoxha Krasniqi, regjisore, Kosovë

Андријана Јаневска, artiste muzikore, Maqedoni

Bajrush Mjaku, aktor, Maqedoni

Богдан Богданов, kimist, profesor, Maqedoni

Daut Dauti, gazetar dhe publicist, Maqedoni

Iso Rusi, gazetar, Maqedoni

Билјана Ванковска, profesoreshë, Fakulteti Filozofik,  Maqedoni

Билјана Тануровска-Ќулавковска , Lokomotiva, Nismat e reja në art dhe kulturë, Maqedoni

Венко Андоновски, shkrimtar dhe profesor, Fakulteti Filologjik, Maqedoni

Visar Vishka, aktor dhe producent, Maqedoni

Владимир Петрушовски, profesor, Fakulteti I shkencave natyrore dhe matematikore, Maqedoni

Гордана Силјановска-Давкова, profesoreshë, Fakulteti Juridik, Maqedoni

Димитар Мирчев, politikolog, profesor, Maqedoni

Драгана Заревска, artiste, Maqedoni

Елизабета Шелева, shkrimtare dhe profesoreshë, Fakulteti Filologjik, Maqedoni

Зоран Арсовски, piktor, Maqedoni

Ирена Стефоска, historian, Instituti kombëtar i historisë, Maqedoni

Јасна Котеска, shkrimtare, profesoreshë, Fakulteti Filologjik, Maqedoni

Јован Донев, profesor, Evrobalkan Institut,  Maqedoni

Катерина Колозова, profesoreshë e filozofisë dhe studimeve gjinore, Maqedoni

Константин Тесторидес, gazetar, Maqedoni

Лилјана Дирјан, shkrimtare, Maqedoni

Љубомир Цуцуловски, filozof, profesor, Fakulteti Filozofik, Maqedoni

Маја Бојаџиевска, profesor, Fakulteti Filologjik, Maqedoni

Ристо Лазаров, shkrimtar, Maqedoni

Роберт Алаѓозовски, shkrimtar, Maqedoni

Светлана Антиќ-Јовчевска, gazetar, Maqedoni

Синиша Станковиќ, shkrimtar dhe gazetar, Maqedoni

Славица Инџевска, zëvendës drejtor, Instituti për shoqëri të hapur, Maqedoni

Слаѓана Димишковска, gazetar, Maqedoni

Стојанка Мирчева, profesor, Maqedoni

Тодор Чепреганов, historian, drejtor i Institutit Kombëtar të Historisë, Maqedoni

Ferid Muhić, shkrimtar dhe profesor në pension, Maqedoni

Halil Zendeli, shkrimtar dhe botues, Maqedoni

Шенка Колозова, aktore, Maqedoni

Andrej Nikolaidis, publicist, Mal i Zi

Božena Jelušić, publicist, Mal i Zi

Branko Baletić, regjisor, Mal i Zi

Duško Vuković, gazetar, Mal i Zi

Janko Ljumović, drejtor i Teatrit Kombëtar të Malit të Zi, Mali i Zi

Leo Djokaj, shkrimtar dhe kompozitor, Mal i Zi

Marija Perović, regjisore, Mal i Zi

Slobodan Marunović, aktor, Mal i Zi

Varja Đukić, aktore, Mal i Zi

Žaklina Oštir, aktore, Mal i Zi

Alma Prica, aktore – dramska prvakinja, Kroaci

Borut Šeparović, regjisor, Kroaci

Drago Pilsel, gazetar, Kroaci

Heni Erceg, gazetare, Kroaci

Igor Štiks, shkrimtar, Kroaci

Ivica Đikić, gazetar dhe shkrimtar, Kroaci

Jurica Pavičić, gazetar, shkrimtar dhe kritik i filmit, Kroaci

Lenka udovički, regjisor, Kroaci

Mate Matišić, dramaturg, skenarist, kompozitor dhe këngëtar, Kroaci

Miljenko Jergović, gazetar dhe shkrimtar, Kroaci

Nadežda Čačinović, filozofe, kryetarja e P.E.N. Kroaci

Nenad Puhovski, regjisor, Kroaci

Oliver Frljić, regjisor, Kroaci

Predrag Lucić, gazetar, shkrimtar dhe regjisor, Kroaci

Predrag Matvejević, shkrimtar dhe publicist, Kroaci

Rade Šerbedžia, aktor, Kroaci

Sibila Petlevski, shkrimtare, Kroaci

Slavenka Drakulić, shkrimtare dhe gazetare, Kroaci

Slavko Goldstein, gazetar, shkrimtar dhe publicist, Kroaci

Slobodan Šnajder, shkrimtar dhe publicist, Kroaci

Urša Raukar, aktore, Kroaci

Viktor Ivančić, gazetar dhe shkrimtar, Kroaci

Vilim Matula, shkrimtar, Kroaci

Vinko Brešan, regjisor, Kroaci

Žarko Puhovski, profesor i filozofisë politike Zagreb, Kroaci

Zdravko Zima, eseist, kolumnist dhe kritik letrar, Kroaci

Ališer Sijarić, kompozitor, BeH

Amir Imširević, shkrimtar, BeH

Braco Dimitrijević, artist konceptual, BeH

Damir Uzunović, shkrimtar, BeH

Dаnis Tanović, regjisor, BeH

Dejan Zorić, aktor, BeH

Dino Merlin, këngëtar, BeH

Dino Mustafić, regjisor, BeH

Dragan Jovičić, glumac, BeH

Ermin Bravo, aktor, BeH

Goran Samardžić, shkrimtar, BeH

Haris Pašović, regjisor, BeH

Jasmila Žbanić, regjisore, BeH

Jusuf Hadžifejzović, artist konceptual, BeH

Nenad Veličković, shkrimtar, BeH

Safet  Zec, piktor, BeH

Selma Spahić, regjisore, BeH

Zlatko Topčić, dramaturg, BeH

Aleksandra Jovićević, teatrologe, Serbi

Biljana Srbljanović, dramaturge, Serbi

Božo Koprivica, shkrimtar, Serbi

Branka Petrić, aktore, Serbi

Branko Cvejić, aktor, Serbi

Dejan Mijač, regjisor, Serbi

Dragan Velikić, shkrimtar, Serbi

Dušan Jovanović, redaktor, Slloveni

Egon Savin, regjisor, Serbi

Filip David, shkrimtar, Serbi

Gorčin Stojanović, regjisor, Serbi

Iva Milošević, regjisore, Serbi

Ivan Ćolović, shkrimtar, Serbi

Kokan Mladenović, regjisor, Serbi

Lazar Stojanović, regjisor, Serbi

Milena Dragićević – Šešić, profesoreshë e Fakultetit të Arteve Dramaturgjike,  Serbi

Mirjana Karanović, aktore, Serbi

Nikola Đuričko, aktor, Serbi

Nikola Samardžić, historian, Serbi

Radmila Lazić, poete, Serbi

Slobodan Šijan, regjisor, Serbi

Stevan Filipović, regjisor, Serbi

Svetislav Basara, shkrimtar, Serbi

Teofil Pančić, gazetar dhe shkrimtar, Serbi

Vladimir Arsenijević, shkrimtar, Serbi

Aleš Debeljak, shkrimtar, profesor, Fakulteti i shkencave shoqërore, Lubjanë, Slloveni

Andrej Rozman Roza, aktor, Slloveni

Boris Vezjak, filozof, Fakulteti Pedagogjik, Maribor, Slloveni

Boris A. Novak, shkrimtar, Slloveni

Božidar Slapšak, profesor, Fakulteti Filozofik, Lubjanë, Slloveni

Božo Repe, istoričar, publicist, profesor, Fakulteti Filozofik, Lubjanë, Slloveni

David Tasić, publicist, Slloveni

Dušan Nećak, historian, profesor, Fakulteti Filozofik, Lubjanë, Slloveni

Goran Vojnović, shkrimtar, Slloveni

Igor Mekina, gazetar, Slloveni

Janez Janša, aktor, Slloveni

Josip Osti, poet, Slloveni

Marjan Strojan, poet, Slloveni

Matevž Krivic, jurist dhe publicist, Slloveni

Metka Mencin Čeplak, sociologe, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Lubjanë, Slloveni

Milena Zupančič, aktore, Slloveni

Miroslav Slana – Miros, poet, shkrimtar dhe dramaturg, Slloveni

Mitja Čander, shkrimtar, Slloveni

Mladen Dolar, profesor, Fakulteti Filozofik, Lubjanë, Slloveni

Neža Kogovšek Šalamon, hulumtues, Mirovni institut, Lubjanë, Slloveni

Oto Luthar, istoričar, Instituti hulumtues i Akademisë Sllovene të Shkencës dhe Arteve,  Slloveni

Radko Polič, aktor, Slloveni

Sergej Flere, publicist, Fakulteti Filozofik, Maribor, Slloveni

Spomenka Hribar, shkrimtare, Slloveni

Svetlana Slapšak,  dekane ISH (Institutum Studiorum Humanitatis), Slloveni

Tone Peršak, regjisor dhe shkrimtar, Slloveni

Uršula Lipovec Čebron, antropologe, Fakulteti Filozofik, Lubjanë, Slloveni

Veno Taufer, poet, Slloveni

Vera Kržišnik Bukič, sociologe dhe publiciste, Instituti për Studime Kombëtare, Slloveni

Vinko Moderndorfer, dramaturg, shkrimtar dhe regjisor, Slloveni

Vlado Miheljak, sociolog, Fakulteti i shkencave shoqërore, Lubjanë, Slloveni

 

Share