Unioni Evropian me kujdes po përcjellë çështjen e njohjes së diplomave të Universitetit të Prishtinës në Serbi

Me rastin e letrës së dërguar nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut të Preshevës, shefit të diplomacies së BE-së Catherine Ashton, duke protestuar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë për të mos njohur diplomat e fituara nga Universiteti i Prishtinës në territorin e Republikës së Serbisë, zyrtarët e BE-së për çështjet e Ballkanit Pierre Mirel dhe Gunnar Wiegand, janë përgjigjur se BE-ja u jep një vëmendje të veçantë çështjes së arsimit dhe njohjes së diplomave, si dhe do të inkurajojnë të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje në përputhje me standardet evropiane.

Të bashkëngjitur mund ta gjeni letrën protestuese të drejtuar më 10 dhjetor 2010, në Ditën e të Drejtave të Njeriut, e cila është mbështetur nga 44 OJQ, si dhe reagimin e BE-së.


OJQ:  Shteti i Serbisë duhet t’i njohë patjetër diplomat e Universitetit të Prishtinës

Përgjigje UE

Share