Studentët nga Minheni e vizituan FDH

Studentët e shkencave politike, historisë së Evropës Lindore dhe Juglindore si dhe studentët të historisë së artit nga Universiteti Maximus Louis në Minhen, vizituan me datën 18 Qershor vitit 2010 Fondin për të Drejtën Humanitare.

studenti_minhen

Drejtoresha e FDH-së Natasha Kandiq i informoi në lidhje me historinë dhe aktivitetet e Fondit që nga themelimi deri më sot. Studentët dhe profesorët e tyre treguan një interesim të veçantë për të dëgjuar nëse video xhirimi i ekzekutimin të myslimanëve nga Srebrenica kishte ndikim në ndryshimin e opinionit publik në Serbi ndaj krimeve dhe viktimave të Srebrenicës, si dhe opinioni i FDH’së lidhur me Deklaratën e Srebrenicës, të cilën e miratoi Kuvendi i Serbisë.

Natasha Kandiq veçmas i njoftoi me aktivitetet e Koalicionit për KOMRA dhe me Nismën Rajonale për formimin e Komisionit Rajonal për të përcaktuar faktet për të gjitha krimet në territorin e ish Jugosllavisë që ndodhën që nga viti 1991. deri në vitin 2001. Studentët nga Gjermania, në fund të vizitës, vizituan Arkivin e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Share