Gjykata nuk e njeh të drejtën për kompensim të burgosurve nga Shlivovica dhe Mitrovo Polje

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën 20.07.2011 ka marrë vendimin e Gjykatës Themelore Komunale në Beograd me të cilën hedhet poshtë ankesa kundër Republikës së Serbisë e ngritur nga FDH në dhjetor vitit 2007 në emër të Ahmet Kamenica dhe Selim Nuhanovic ish të robëruar nga kampi Shlivovica dhe Mitrovo Polje, për shkak të përgjegjësisë të shtetit për tortura të përjetuara në ato kampe.

Ky vendim konfirmon praktikën e gjykatave në Serbi që viktimave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga ushtria dhe policia Serbe gjatë sundimit të Sllobodan Millosheviqit nuk ju njihet e drejta në satisfakcion dhe kompensim material dhe kështu shkelet konventa ndërkombëtare dhe standardet e të drejtave të njeriut.

Gjykata e shkallës së parë refuzimin e kërkesës e arsyetoi me vjetërsinë e kërkesës për kompensim, duke u thirrur nga qëndrimi i Gjykatës Supreme të Serbisë (GSS) në vitin 2004 sipas të cilit parashihet vjetërsia e afateve (afatet që zbatohen kur dëmi ishte bërë me kryerjen e veprës penale) vlen në drejtim të autorit të veprës, por jo për shtetin i cili në përputhje me dispozitat e Kushtetutës dhe në rastet e përcaktuara me ligj, është përgjegjëse vetëm për dëmet e shkaktuara nga ata qëveprojnë në emër të shtetit.

Vendimi i Gjykatës së parë Themelore si dhe qëndrimi i kontestueshëm nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë janë në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës të RS dhe dispozitave ligjore ekzistuese si dhe me dokumentet dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në komentet përmbyllëse të Komitetit të OKB-ës për të Drejtat e Njeriut (Komiteti) në lidhje me raportin mbi zbatimin e Paktit Ndërkombëtar, mbi të Drejtat Civile dhe Politike në Serbi (prill / mars 2011.), kishte shprehur shqetësimin në lidhje me vështirësitë me të cilat përballen individët në përpjekje për të marrë kompensim për shkeljen e të drejtave të njeriut për të cilat përgjigjet shteti, veçanërisht në rastet e krimeve të luftës si dhe periudhës ekzistuese të vjetërsisë së afatit prej pesë vitesh. Komiteti theksoi detyrimin e shtetit që ne detaje ti hetojnë të gjitha rastet të pretenduara si shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera në vitet nëntëdhjetë si dhe autorët ti sjell para drejtësisë dhe të sigurojë që viktimat e këtyre shkeljeve dhe anëtaret e familjeve të tyre të marrin kompensim adekuat. Në komentet përmbyllëse të Komitetit të OKB-së kundër torturës në lidhje me zbatimin e Konventës kundër Torturës dhe trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore, poshtëruese dhe dënimeve në Serbi që përfshin periudhën 1992-2003, komiteti theksoi se Republika e Serbisë nuk i ka siguruar programet përmes të cilave viktimat e torturës dhe trajtimit çnjerëzor do të kishin siguruar të drejtën për kompensim.

Njëkohësisht, Serbisë i është rekomanduar për më shumë përpjekje në drejtim të kompensimit dhe rehabilitimit në mënyrë që viktimave të torturës dhe sjelljeve të tjera mizore, çnjerëzore, poshtëruese apo dënime të iu sigurohet kompensim i drejtë dhe adekuat në të cilat përfshihen të gjitha mënyrat e rehabilitimit sa më të plotë.

Faktet e rasteve:

Në fillim të gushtit vitit 1995. Ahmet Kamenica dhe Selim Nuhanoviç, pjesëtarët e ushtrisë së BdheH-ës, pas rënies së Zhepës, [30.07.1995] duke ikur nga pjesëtaret e ushtrisë të Republikës Srpska me një grup të boshnjakëve me not kaluan lumin Drinë. Ata u robëruan në pjesën e kufirit Serb nga kufitarët e Ushtrisë Jugosllave (UJ) dhe u dërguan në fshatin Jagoshtica.

Në Jagoshticë, ku janë sjellë rreth 110 boshnjakë, ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë (MPB RS). Pjesëtarët të Ushtrisë Jugosllave (UJ) në prani të policisë, Ahmetin dhe Selimin si dhe boshnjak të tjerë i kanë rrahur me shkopinj gome dhe kondak të pushkëve duke i detyruar ata që të bien në gjunjë me kokë poshtë për ti goditur, fyer dhe poshtëruar. Njëri nga ushtarët Ahmetit ia preu arkadën me thikë dhe i bëri disa prerje në këmbë. Torturat dhe rrahjet kanë zgjat deri në mbrëmje, ku dhe kaluan natën pa ushqim dhe ujë.

Me kamionë ushtarakë janë transportuar në kampet e përqendrimit, Ahmetin në fshatin Shlivovicë dhe Selimin në fshatin Mitrovo Polje. Gjatë rrugës, ushtarët i rrahën boshnjakët të robëruar me shkopinj gome nëpërmjet ceradës të kamionit.

Në Shlivovicë, Ahmetin e ndanë nga i biri. E vendosen në të ashtuquajturën baraka për izolim. Gjatë tre muajve qëndrimi në kamp ​​Ahmeti ishte nënshtruar torturës të vazhdueshme. Në Shlivovicë, pjesëtarët të MPB RS të robëruarit i kanë nxjerr jashtë për ti rrahur çdo natë. Ahmetin dhe të robëruarit të tjerë i kanë rrah me gypa të ujit, kabllo elektrike ndërsa disa i abuzuan seksualisht. Nuk kishte ushqim te mjaftueshëm dhe kushtet higjienike ishin të padenja për njeriun.

Gjatë qëndrimit në kampin Mitrovo Polje, Selimi dhe të robëruarit e tjerë çdo mbrëmje dhe gjatë natës ishin nxjerr nga barakat nga policia Serbe për ti rrahur me shkopinj gome, thupra dhe zorrë gome. Selimin e kanë marr 15 herë në pyetje dhe pothuajse çdo herë e rrahën dhe e tërhiqnin për flokë, vazhdimisht ka qenë i mavijosur nga rrahjet. Nuk kishte ushqim të mjaftueshëm si dhe kushte për higjiene elementare. Selimi dhe të robëruarit e tjerë vazhdimisht i janë nënshtruar trajtimit degradues nga pjesëtarët e MPB të RS- së.

Ahmeti dhe Selimi u liruan nga kampi përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe UNHCR-ët me datën 10.04.1996, Ahmetit iu mundësua shkuarja në Finlandë, ndërsa Selimi ishte kthyer në Bosnje. Ahmeti dhe Selimi edhe sot ndjejnë pasojat e tmerrshme nga kampi, shëndeti i tyre seriozisht është dëmtuar.

Pas torturës së përjetuar ata kanë trauma të shumta si dhe probleme psikologjike në formë të frikës dhe ankthit të cilat edhe sot janë duke i mjekuar.

Personi kontaktues:

Damjan Brković, avokat i FDH-ës.


Share