Në gjithë regjionin filloi mbledhja e nënshkrimeve për KOMRA

10

 Në të gjitha vendet e ish-RSFJ-së, më 26 prill 2011 ka filluar mbledhja e një milion nënshkrimeve për përkrahje themelimit të komisionit regjional të pavarur ndërshtetëror, KOMRA. Do të jetë e ngarkuar me vërtetimin e fakteve për të gjitha viktimat e luftërave të viteve 1991-2001 në këtë territor si dhe të gjitha shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut gjatim pas apo në lidhje me këto luftëra.

Propozim Statuti i KOMRA-s pas debatit gjithëpërfshirës ka miratuar në Kuvendin e Katërt të Koalicionit më 26 mars 2011.

Nënshkrimin e organizon Nism
a e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut me ndihmën e dhjetëra organizatave jo-qeveritare të të rinjve në regjion. Këtë e realizojnë më shumë se 2.000 vullnetarë të cilat këto organizata i angazhuar dhe trajnuar.

Hapjen solemne të fushatës së nënshkrimeve në mënyrë simbolike në pesë minuta në dymbëdhjetë në të njëjtën kohë në Banja Llukë, Beograd, Lubjanë, Nish, Pançevë, Podgoricë, Prishtinë, Shkup, Tuzlla, Vranjë dhe Zagreb dhe se ky aksion do të fillojë në të gjitha qytetet e regjionit. Shumë personalitete nga këto hapësira kanë ardhur ndër të parët që të japin përkrahjen Nismës për KOMRA.

Prezenca e mediave ka qenë jashtëzakonisht e lartë. Shumë kronika, reportazhe dhe komente por edhe emisione tematike të kushtuar fillimit të nënshkrimeve në media janë prezantuar po të njëjtën mbrëmje.

Nënshkrimet e përkrahjes të mbledhura deri më 6 qershor kur së bashku më Propozim Statutin e KOMRA-s do t’iu dorëzohet presidentëve, qeverive dhe parlamenteve të të gjitha shteteve të regjionit.

 

Share