Të dihet: Podujevë-28.03.1999.
Gjatë bombardimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë me datën 28 Mars 1999. njësiti rezervë si pjesë e MPM të Serbisë “Skorpinet “në aksion të spastrimit etnik të shqiptarëve nga Podujeva vranë 14 anëtarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi.
Në oborrin e Halim Gashit u vranë shtatë fëmijë dhe shtatë gra: Shpetim(1989) dhe Shpend (1986), bijtë e Safet Bogujevcit, gruaja e tij Sala (1960) , Nora (1984), vajza e Selatin Bogujevcit, gruaja e tij Shefkate (1956), Shehide Bogujevci (1932), Nefise Bogujevci Llugaliu (1945), motra e Safetit dhe Selatinit, nusja e tij Fezdrije Llugialiu(1978), Dafina (1990), Arber(1992), Mimozë (1995) dhe Albin (1997), fëmijët e Enver Duriqit, Fitnete (1963), gruaja e Enverit dhe Isma (1930), nëna e Enverit.
Me atë rast, u plagosën rëndë Saranda (1985), vajza e Safetit, dhe fëmijët e Selatinit Fatosi(1986), Jehona (1988), Liria (1990) dhe Genci (1993).
Për krimet e kryera në Podujevë Departamenti për krime të luftës së Gjykatës së Lartë në Beograd me vendim të prerë i dënoi anëtarët e “Skorpionit” Željko Đukić, Dragan Medić dhe Dragan Borojević nga 20 vjet burg, dhe Miodrag Šolaja me nga 15 vjet burg.
Një pjesëtar i “Skorpionave” Saša Cvjetan me vendim të prerë në vitin 2005 u dënua me 20 vjet burg.