Ish anëtari i MPB të Serbisë dhe Shërbimit Policor të Kosovës është dënuar për krime lufte
Gjykata e Qarkut në Pejë, në Këshillin e Përzier të cilin e udhëhoqi gjyqtari Ingo Risch, me datën 09.11.2010 e ka dënuar anëtarin e dikurshëm të trupave rezervë të MPB të Serbisë, Vukmir Cvetkoviqin me dënim me burg në kohëzgjatje prej shtatë vitesh, për veprën krime lufte kundër popullatës civile, sipas nenit 142. Kodi Penal i Jugosllavisë, në bashkëpunim dhe në lidhje me nenin 22 të KPJ-së.
FDH në Kosovë vlerëson se dënimi është dhënë adekuat sipas peshës dhe seriozitetit të krimit të kryer. Vendimi është i drejtë dhe paraqet satisfakcion për viktimat, të cilat në mars të vitit 1999, kanë mbet pa kulm mbi krye. Gjykata ka konstatuar se i akuzuari Cvetkoviq, në cilësinë e anëtarit të policisë serbe MPB të Republikës së Serbisë, me 27 ose 28.03.199, ka marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare nga Klina, mes të cilëve ishte edhe familja Simonaj, dhe i ka djegur së paku dy shtëpi të cilat ishin në pronësi të Ndue Simonaj, Zef dhe Kristë Qetaj.
Procedura kundër rastit të të akuzuarit Cvetkoviq ka filluar në shtator 2005, kur fqinjët e tij shqipëtarë nga Klina e paraqitën në polici. Në atë kohë, i akuzuari Cvetkoviq punonte si polic në Shërbimin policor të Kosovës, dhe pastaj në vitin 2007 u zhvendos në Norvegji. Atje, ai u arrestua, sipas një urdhër-arresti ndërkombëtarë, me datën 13.10.2010, dhe i është deportuar Kosovës.
Akuza ndaj tij është ngritë me 08.09.2000. Shqyrtimi gjyqësor kryesor ka filluar me datën 26.10.2010 dhe është mbajtë për katër ditë. Janë dëgjuar katër dëshmitarë të prokurorisë dhe është bërë hulumtimi në terren në vendin e ngjarjes, në të cilin kanë marrë pjesë edhe dëshmitarët. Gjatë gjykimit, i akuzuari Cvetkoviq, është mbrojtë me heshtje. Gjykata e ka marrë vendimin e saj, në bazë të deklaratave të katër dëshmitarëve, të cilat gjatë procesit të hetimit kanë dhënë shumë deklarata, me disa ngecje, të cilat kanë pas të bëjnë me ngjyrën e uniformës dhe numrin dhe emrat e personave të caktuar, me të cilët i akuzuari ka kryer veprën penale në ditën përkatëse, si dhe distanca nga e cila ishte vendosur zjarri.
Megjithatë, të gjithë dëshmitarët në gjyq dhe gjatë kontrollit kanë dëshmuar se e kanë parë fqinjin e tyre Cvetkoviq, se si i ka djegë shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve të tyre. Me saktësi e kanë shpjeguar mënyrën se si i akuzuari ka vepruar, si dhe emrat e fqinjëve tjerë serb të cilët i kanë ndihmuar atij. Edhepse kanë dëshmuar kundër tij, ata nuk kanë thënë se më të akuzuarin kanë pasë marrëdhënie të këqija fqinjësore. Përkundrazi, pas kthimit të tij në Kosovë, disa vite pas luftës, janë takuar me të miqësisht, por ata nuk kanë mund të lejojnë që ai të kujdeset për rendin dhe qetësinë si pjesëtarë i policisë së re të porsaformuar, sepse gjatë luftës ai kushte marrë pjesë në dëbimin e tyre dhe ua kishte djegë shtëpitë.