KONFERENCA: VLERËSIM I QASJES SË KOMUNITETEVE PAKICË NË SISTEMIN E DREJTËSISË NË KOSOVË

Fondi për të drejtën humanitare në Kosovë më datën 20 prill 2010 ka mbajtur konferencën me titull Vlerësim i qasjes së komuniteteve pakicë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, në të cilën konferencë është prezantuar raporti i FDH së mbi qasjen në institucionet gjyqësore të përfaqësueseve të komuniteteve pakicë në Kosovë. Në konferencë kanë marrë pjesë 60 pjesëmarrës, përfaqësues të gjykatave të qarkut, gjykatave komunale, gjykatave komunale për kundërvajtje, përfaqësues të zyrave ndërlidhëse me gjykata, përfaqësues të EULEX-it, ECLO-së, ICO-së, ombudspersonit, përfaqësues të organizatave joqeveritare të huaja dhe gjithashtu përfaqësues të komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë.

1_1

Në fillim të konferencës, koordinatorja e projektit në FDH Kosovë, Drita Bala, prezantoi konstatimet e përgjithshme të raportit mbi Vlerësimin e qasjes së komuniteteve pakicë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Raporti është bazuar në hulumtimet të cilat FDH i ka zhvilluar në shumicën e gjykatave të Kosovës gjatë periudhës mars 2009 – shkurt 2010, si dhe në intervistat e kryera me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë të cilët kanë pasur rast t’i realizojnë drejtat e tyre para gjykatave në Kosovë. Hulumtimi kishte për qëllim që të vërtetohet se në cilën masë përfaqësuesit e komuniteteve pakicë paraqiten pranë gjykatave Kosovare, a janë të kënaqur me punën e gjykatave në rastet e tyre, a kanë njohuri mbi ofrimin e ndihmës juridike pa pagesë, në cilat lëndë komunitetet pakicë paraqiten si palë dhe çfarë është struktura e lëndëve të zgjedhura në raport me përkatësinë nacionale të palëve. Gjithashtu, FDH ka hulumtuar çështjen se a e respektojnë gjykatat ligjin mbi përdorimin e gjuhëve si dhe rregulloren e UNMIK-ut (UNMIK REG 2006/25) mbi kornizën regullative në sistemin gjyqësorë të Kosovës sipas të cilës është paraparë obligimi i punësimit të komuniteteve pakicë në sistemin gjyqësorë të Kosovës.

2_2

Në vazhdim të konferencës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës prof. Dr. Enver Hasani i ka njoftuar pjesëmarrësit e konferencës me temën mbi drejtësinë gjinore dhe etnike në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës . Prof. Hasani mes tjerash ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përmbushur obligimin  e saj të paraparë  me rregulloren e UNMIK-ut (UNMIK REG 2006/25) mbi kornizën regullative në sistemin gjyqësorë të Kosovës me të cilën sigurohet kuota prej 15% të punësuarve nga komunitetet pakicë.
z. Kapllan Baruti, kryetar i gjykatës së qarkut në Mitrovicë ka folur mbi problemet me të cilat ballafaqohet në punën  e përditëshme dhe të cilat shkaktojnë shkeljet e të drejtave të njeriut të qytetarëve (e drejta mbi gjykimet në afat të arsyeshëm, e drejta në liri etj). Gjykatësi Baruti ka dërguar apel tek autoritetet Kosovare, tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që sa më shpejt të sigurohet funksionimi i organeve gjyqësore në veri të Mitrovicës.
z. Trifun Jovanović, shef i zyrës ndërlidhëse me gjykata ( departamenti për integrim gjyqësor i Ministrisë së Drejtësisë) ka folur mbi mandatin e zyrës dhe departamentit dhe ka paraqitur strukturën nacionale, gjinore dhe kualifikuese të të punësuarëve  si dhe ka parashtruar problemet e shumta me të cilat ballafaqohet në punën e përditshme zyrja ndërlidhëse me gjykata
Gjatë pjesës së dedikuar për diskutime pjesëmarrësit e konferencës kanë mbështetur në tërësi rekomandimet e FDH -së Kosovë.
Konferenca është përcjellur nga mediat e shumëta siç janë: RTK, TV 21, KTV, Kosova press dhe TV  FAN.
Mbajtja e konferencës u mundësua nga zyra ndërlidhëse e Komisionit Europian dhe  nga Komesariati i lartë për pakicat kombëtare i OSBE-s.

  

EU_flag_blue OSCE_logo


Share