Dëmshpërblim ndaj Albert Nebiu dhe Skender Isufi për shkak të paraburgimit të paligjshëm gjatë vitit 1999 dhe 2000

Fondi për të drejtën humanitare (FDH) me 12 Dhjetor 2008 ka pranuar aktvendimin nga Gjykata e parë Komunale e Beogradit me të cilin shteti i Serbisë obligohet që Albert Nebihut nga fsh. Damanek i Gllogovcit dhe Skender Isufit nga fshati Qikatovë e Re i Gllogovcit tu paguajë nga 185.000 dinarë për shkak të pëergjegjësisë për paraburgim të paligjshëm në të cilin Albert Nebiu dhe Skender Isufi në vitin 1999 dhe 2000 kanë kaluar gjashtë respektivisht 11 muaj.

FDH në emër të Albert Nebihut dhe Skender Isufit ka bërë padi për kompenzim të dëmit Republikës së Serbisë me 17 Maj të vitit 2007, në kuadër të programit për përkrahje të viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut në realizimin e të drejtave në dëmshpërblim. Për shkak të shumës së pashembull të vogël të dëmshpërblimit FDH në afatin ligjor do bëjë ankesë Gjykatës së Qarkut në Beograd.

Kur forcat serbe të sigurisë kanë granatuar fshatin Damanek të Komunës së Gllogovcit me 26 Mars 1999, Albert Nebihu (17) me familjen e vet ka ikur në fshatin Shtrubullovë në Komunën e njejtë. Pjesëtarët e MPB-së së Serbisë dhe Ushtria e Jugosllavisë (UJ) e kanë rrethuar edhe këtë fshat me datën 28 Maj 1999. Në shtëpinë ku ishte i vendosur Albert Nebihu me 20 pjesëtarë të familjes së tij të gjërë janë futur tre pjesëtarë të UJ, të cilët i kanë urdhëruar atij, babait të tij Xhafer Nebihut dhe djalit të axhës së tij Ekrem Nebihut që të bastisin shtëpinë në vend të tyre. Gjatë kohës së bastisjes ushtarët i kanë goditur me kondakë të pushkëve, e mëpastaj i kanë nxjerrë në rrugë dhe i’u kanë urdhëruar që të qëndrojnë me duar të ngritura lart dhe me fytyrë nga muri.

Duke i vendosur në kolonë i kanë dërguar në fshatin Qikatovë e Re, prej nga me kamionë i kanë dërguar në Gllogovc. Në Gllogovc i’u kanë marrë të dhënat personale, i’u kanë bërë testin e parafinës dhe i kanë vendosur në depo ku ka pasur civilë Shqipëtarë. Të nesermen në mbrëmje i’u kanë urdhëruar që nga depoja të futen nëpër autobusë. Në bazë të dëshmisë së Albert Nebihut, kanë qenë disa autobusë dhe në secilin nga ta rreth 50 meshkuj. Rreth orës 18:00 kanë mbërri në burgun e Lipjanit. Derisa kanë zbritur nga autobusi rojet e burgut i kanë rrahur. Pas regjistrimit i’u kanë marrur gjesendet personale dhe i kanë vendosur nëpër dhoma. Kushtet në burgun e Lipjanit kanë qenë të këqija. Në ditë kanë marrë nga një qerek të bukës bajate, ndërsa dhomat e burgut kanë qenë të stërmbushura me njerëz. Pas 12 ditësh Albert Nebihun dhe disa Shqipëtarë tjerë të arrestuar MPB-ja e Serbisë i ka dërguar në burgun e Pozharevcit. Duke zbritur nga autobusi janë detyruar të kalojnë nëpërmes dy kolonave të rojave dhe policëve të cilët i kanë goditur dhe rrahja ka vazhduar derisa nuk i kanë vendosur nëpër dhoma. Në Qendrën Ndëshkuese Përmirësuese në Pozharevc të burgosurve shqipëtarë shetitjet nuk i’u janë lejuar sikurse nuk i’u është lejuar të ulen në shtretër ndërsa kanë mundur të pastrohen vetëm njëherë në dy javë. Gjatë Qëndrimit në Qendrën Ndëshkuese Përmirësuese në Pozharevc policia asnjëherë nuk ka marrur në pyetje Albertin, as që i është dhënë vendimi për paraburgim ose aktakuza. Albert Nebihu është liruar me 20 Nëntor 1999. Në Mars të vitit 2005 i është konstatuar stresi post traumatik, si pasojë e torturës.

Të njëjtën ditë kur është arrestuar Albert Nebihu (28. Maj 1999), katër pjesëtarë të forcave serbe janë futur në shtëpinë e Skender Isufit në fshatin Qikatovë e Re, në të cilën kanë qenë shumë refugjatë të fshatrave të afërta. Duke i përzgjedhur 13 meshkuj, i kanë rrahur me kondakë të pushkëve me orë të tëra e mëpastaj i kanë dërguar tek lumi Drenica ku i’u kanë urdhëruar që të futen në ujë dhe të shtrihen në baltë. Policët dhe ushtarët gjatë gjithe kohës kanë shtënë dhe i’u janë kërcënuar se do i vrasin. Pas tri orëve i kanë dërguar në Gllogovc, në lokalin e Qerim Deshishkut, ku i kanë rrahur me shkopinjë metalik dhe me shkopinjë të bejzbollit. Mëpastaj policët dhe ushtarët kanë pruar një kovë me ujë për të pastruar gjakun e mëpastaj i kanë urdhëruar që të pinë atë ujë. Të nesermen i kanë thirrur Shqipëtarët me emër të cilët i kanë dërguar në një lokal aty afër ku i kanë marrë në pyetje. Katër inspektorë policie kanë marrë në pyetje Skender Isufin në lidhje me UÇK-në. Tërë ditën e kanë marrë në pyetje dhe gjatë gjithe kohës e kanë rrahur. Kur e humbiste vetëdijen e futnin në toaletin e lokalit për t’ia kthyer vetëdijen dhe pas pak kohësh prapë e pyesnin dhe rrahnin. Pas marrjen në pyetje e kanë kthyer prapë në të njëjtin lokal ku ka qenë më herët. Në mengjes të arrestuarit Shqipëtarë me autobusë i kanë dërguar në burgun e Lipjanit, dhe pas pesë ditëve rojet e burgut i kanë lejuar që të shkojnë në toalet. Pas disa ditëve me autobusë i kanë dërguar në Qendrën Ndëshkuese Përmirësuese në Pozharevc, ku Skenderi ka qëndruar deri me datën 14 Prill 2000, kur në bazë të vendimit të Ministrisë së Drejtësisë së Sërbisë është liruar. As ai kurrë nuk ka marrë asnjë dokument për mbajtje ose paraburgim, dhe as që është ngritur aktakuzë ose ndonjë proces ndaj tij. As që është dëgjuar ndonjëhere nga organet e hetuesisë. Nga marsi i vitit 2004 ai shërohet nga stresi post traumatik.

Personi kontaktues:
Sandra Orlović, Koordinatore e projektit
+381 11 3444-313

Share