Qeveria e Kosovës duhet të rivendos qarkullimin hekurudhor në relacionin Fushë Kosovë- Leshak- Fushë Kosovë

Fondi për të drejtën humanitare dhe FDH në Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rivendos qarkullimin hekurudhor në relacionin Fushë Kosovë- Leshak- Fushë Kosovë, dhe t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës, në veçanti serbëve, të udhëtojnë lirisht, të sigurt dhe me çmime më të lira, me qëllim që t’i kryejnë punët si para incidentit kur Republika e Serbisë u përpoq të marrë udhëheqjen e hekurudhave të Kosovës në këtë relacion.

Ndërprerja e qarkullimit hekurudhor në relacionin Fushë Kosovë – Leshak – Fushë Kosovë u ka pamundësuar qytetarëve të Kosovës, veçanërisht serbëve të Fushë Kosovës/Kosovo Polje, Obiliqit/Obilić, Vushtrrisë/Vučitrna, Mitrovicës/Mitrovica, Zveçanit/Zvečane, Leposaviqit/Leposavić, Prilluzhës/Prilužja dhe Leshakut/Lešak, udhëtimin në Mitrovicë për t’i shitur mallrat dhe për t’i kryer punët tjera, siç kanë bërë deri në kohën kur treni ka qarkulluar në këtë relacion.

Ja se çka i ka thënë FDH-së një serb i Bresjes, për rëndësinë që ka ky tren:

Prodhimet e mia përmes këtij treni i kam dërguar në Mitrovicë, ku i kam shitur dhe me paratë e fituara kam blerë gjërat e nevojshme ushqimore. E kam shfrytëzuar trenin që ka pasur një vagon të posaçëm për transportimin e mallrave. Tash mund të dërgoj një sasi më të vogël të mallrave në Mitrovicë sepse ato i transportojmë me furgon ose me veturën time. Kjo formë e transportit nuk është aq e sigurt dhe e lirë siç ishte transporti përmes trenit. Kam punuar në hekurudhë dhe e di se për trenin kujdeset çdo drejtues i stacionit në të cilin treni ndalon, kurse stacioni kishte edhe sigurimin e vet

(A.J, serb nga Bresja/Bresje)
(intervistë e FDH, mars 2008)

Treni nga Fushë Kosova deri në Leshak/Leška dhe Elez Han/Đeneral Janković, apo siç e qujanë njerëzit Treni i qarkullimit të lirë, u shërben qytetarëve, posaçërisht serbëve, si mjet transportues i sigurt dhe i lirë. Rreth 20.000 njerëz udhëtojnë me këtë tren gjatë muajit. Udhëtarët kanë qenë të kënaqur me trenin, janë ndier të sigurt dhe çmimi i biletës ishte i lirë. Nuk ka ndodhur asnjë incident që do të rrezikonte sigurinë e udhëtarëve.
Prej kohës kur treni ka filluar të qarkullojë e deri në vitin 2003 apo 2004, ai është siguruar nga ushtarët e KFOR-it, kurse prej kësaj kohe e deri në momentin e ndërprerjes së transportit të udhëtarëve në këtë relacion, hekurudha e UNMIK-ut ka angazhuar sigurimin e vet, i cili ka qenë multietnik ashtu që kurrë nuk ka pasur incidente dhe trenin e kanë shfrytëzuar pjestarët e të gjitha bashkësive etnike. Kjo ka krijuar ndenjën e sigurisë gjatë udhëtimit me këtë mjet transportues. Treni ishte i lirë, biletën në një drejtim e kemi paguar 0.50 cent. Tash e shfrytëzojmë furgonin si mjet transportues prej Uglarës deri në Graçanicë, e pastaj prej Graçanicës në Mitrovicë, bileta e tillë në një drejtim kushton rreth 400 dinarë ( 5.00 euro ,) e përpos kësaj humbet shumë kohë. Këta furgonë i kanë regjistrimet e Serbisë, prandaj nuk janë shumë të sigurt, kurse çdokush mund t’i ndalojë gjatë rrugës për në Mitrovicë. Ata që kanë veturat e tyre marrin mbi vete rrezikun e udhëtimit sepse shumica e veturave kanë regjistrime të Serbisë. Deri tani nuk ka pasur incidente por kurrë nuk dihet çka mund të ndodhë.
(L. J. Serb nga Uglara/Ugljare)
(Intervistë e FDH, mars 2008)

Është viti i pestë që po e dërgoj vajzën, Valentinën, për dializë në Mitrovicë. Është e domosdoshme që tre herë në javë të bëjë dializën, sepse një veshkë nuk i punon fare kurse ekziston rreziku që edhe veshka tjetër të dështojë. Tre vitet e fundit kemi udhëtuar me tren, i cili është i sigurt dhe i lirë, sepse ne jemi shumë të varfër. E paguanim biletën deri në Zveçan dhe prej aty shkonim në spitalin e Mitrovicës me taksi. Prej se treni nuk qarkullon më, Valentinën e dërgon në Mitrovicë auto-ambulanca e Prilluzhës. Shërbimi i tyre është falas por kemi pasur probleme në rastet kur auto-ambulanca nuk ishte në dispozicion.


(M. K. Rom nga Plemetini/Plemetin)
(Intervistë e FDH, mars 2008)

E kemi shfrytëzuar trenin për të udhëtuar në Mitrovicë sepse kushtonte më së paku, ishte i rregullt, ishte forma më e sigurt e transportit; e kanë shfrytëzuar qytetarët e të gjitha nacionaliteteve, ka pasur sigurimin e vet dhe deri tani nuk ka pasur asnjë incident në tren e as përreth tij. Gjatë kthimit më shpesh i kemi shfrytëzuar furgonët deri në Uglarë përmes Graçanicës. Sot, të gjithëve u duhet të marrin taksi për të shkuar në Mitrovicë, të cilët janë më të shtrenjt dhe të pasigurt. Së pari shkohet në Graçanicë e pastaj udhëtohet për në Mitrovicë. Mendoj se treni duhet të qarkullojë përsëri sepse transporti me autobusë, pa marrë parasysh se kush e organizon, nuk mund të jetë aq i sigurt dhe nuk e di si do ta pranononte populli serb transportin me autobusë sepse akoma ekziston ndjenja e frikës dhe pasigurisë.


( S. L. Serbe nga Uglara/Ugjlare )
( Intervistë e FDH mars 2008. )

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, UNMIK-u dhe hekurudhat e Kosovës që t’i koordinojnë veprimet e veta dhe urgjentisht të mundësojnë qarkullimin e trenit në relacionin Fushë Kosovë – Leshak – Fushë Kosovë, dhe në këtë mënyrë të tregojnë se janë të aftë dhe kujdesen për nevojat ekzistenciale të qytetarëve të Kosovës. Duke rivendosur qarkullimin e trenit, Qeveria e Kosovës do të bëjë më së shumti në integrimin e pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët në këtë moment janë nën presionin e fuqishëm të forcave antidemokratike në Serbi.

Nënshkruesit:

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim, Kosovë
Avonet, Kosovë
Qendra për Zhvillim të Shoqërisë Qytetare Milenijum M, Serbi
Qendra për Regjionalizëm, Serbi,
Qendra për Zhvillim të Shoqërisë Civile, Kosovë
Qendra për Mirëkuptim dhe Demokratizim, Kosovë
Qendra për Studime Sociale, Kosovë
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Kosovë
Programi për të Drejtat Civile, Kosovë
Community Building Mitrovice, Kosovo
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Kosovë
Elita, Kosovë
Fondi për të Drejtën Humanitare
Fondi për të Drejtën Humanitare, Kosovë
Fractal, Serbi
Inicijativa Qytetare, Serbi,
Këshilli i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Serbi
Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut
Shoqata e Intelektualve, Kosovë
Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut, Serbi
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Kosovë
Nansen Dialogue zyra në Prishtinë, Kosovë
Komiteti Norvegjez i Helsinkit-zyra në Kosovë
Të rinjët e Jazas-it, Kosovë
Këshilli serb për Refugjatë, Serbi
Gratë në të Zeza, Serbi

Share