Baza e të dhënave të krimeve të luftës dhe të drejtave të njeriut në të kaluarën

Themeli i FDH-së është një bazë e të dhënave për krime lufte dhe shkeljeve të drejtave të njeriut në të kaluarën (Baza e të dhënave) e cila mundëson që të dhënat dhe dokumentacioni për krimet e luftës, shkeljeve të tjera të rënda të drejtave të njeriut të organizohet profesionalisht, mundëson kërkim të lehtë dhe ruajtjen e dokumentacionit përgjithmonë.
Përmbajtje
Në bazë të dhënave që nga krijimi i FDH në fund të vitit 2004 deri me 01.01.2012 janë futur mbi 40.000 dokumente. Mbi 16.000 dokumente janë krijuar me dokumentimin e krimeve të luftës dhe shkelje të tjera të drejtave të njeriut në territorin e ish Jugosllavisë gjatë viteve të nëntëdhjeta të cilat FDH i kreu që nga themelimi i saj. Në mesin e tyre janë më të vlefshme deklaratat e dëshmitarëve – dëshmitarëve okular të krimeve të luftës dhe shkeljeve të drejtave të njeriut, dhe/ ose anëtarëve të familjeve të viktimave të vrarëve dhe të zhdukurve të pjesëtarëve të forcave të armatosura. Deri më sot, FDH i ka mbledhur më shumë se 11.400 deklarata të dëshmitarëve. Numri më i madh i deklaratave është në lidhje me krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë (9.930), pastaj krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Bosnjë – më shumë se 451 deklaratë për krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Kroaci- më shumë se 470, në Serbi shkelje e të drejtave të njeriut – më shumë se 500. Në bazën e të dhënave të FDH janë ruajtur mbi 70 deklarata në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në Slloveni, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.
Në bazën e të dhënave do të ruhen fotografitë të viktimave, varreve masive, vendi i ekzekutimit, përmendoret, monumentet e varreve. Në bazë të dhënave futen dhe analizohen lendet faktike të sjella në gjykimet përpara TPNJ. Deri tani në bazën e të dhënave janë arkivuar mbi 6.133 dokumente të tilla. Përveç kësaj, FDH në regjistrin e saj arkivon dhe dokumentet gjyqësore nga gjykimet për krime të luftës në rajon, si dhe dokumentacionin nga të gjitha procedurat e mëparshme në të cilat avokatët e FDH i kanë përfaqësuar viktimat. Gjithashtu, baza e të dhënave përmban raportet e organizatave ndërkombëtare dhe vendore, qeveritare dhe joqeveritare, institucioneve të huaja dhe vendore, arkivin e medieve dhe shumë dokumente të tjera.
Të dhënat për viktimat, luftëtarët dhe kryesit e krimit
Me analizën e dokumenteve në bazën e të dhënave të FDH janë dizajnuar dosjet e 25.659 viktimave të krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut dhe të pjesëtarëve të forcave ushtarake dhe policore si dhe njësive vullnetare nga territori i të gjithë Jugosllavisë të cilët humbën jetën në luftim. Dosjet përmbajnë informacionet personale dhe familjare, të dhënat e datës dhe vendit të vrasjes dhe zhdukjes, varrimit dhe kryesve te krimit Çdo dosje individuale është lidhur me të gjitha dokumentet – burimet që përmbajnë informacion në lidhje me atë person.
Të shumta janë dosjet e të vrarëve, të zhdukurve në Kosovë në periudhën 1998-2000 (mbi 13.000), qytetarë të Serbisë dhe Malit të Zi të vrarë, (rreth 2000) të zhdukur dhe të vrarë në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Baza e të dhënave përmban dosjet e disa mijëra qytetarëve të vrarë të BeH-së dhe Kroacisë, të zhdukur dhe të vrarë në luftë gjatë viteve 1991-1995 si dhe mbi 8.000 dosje të viktimave të shkeljeve të tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare: transferim i dhunshëm, deportimi, burgosje të paligjshme, tortura, etj. Gjithashtu, në Bazën e të dhënave janë krijuar mbi 1.500 dosje të autorëve të mundshëm të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut.

Share

0 Comments

Leave A Reply






× 6 = 三时