Prezantimi i regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve e mbajtur nё Mitrovicё/Mitrovica

Mё tepër se 80 anёtarё tё familjarёve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё personave tё zhdukur kanё qenё prezent nё prezantimin e rezultateve tё deritashme tё Regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve nё komunën e Mitrovicёs/Mitrovice, tё cilёn me datёn 19 janar 2010 e ka organizuar Fondi pёr tё drejtёn humanitare nё Kosovё (FDH Kosovё). Prezantimi ёshtё mbajtur nё Shtёpinё e Kulturёs “Rexhep Mitrovica”.

Mitrovica_II2

Nё fillim tё prezantimit, kryetari i komunës sё Mitrovicёs, Avni Kastrati,u ka shprehur mirëseardhje anёtarёve tё familjarёve tё viktimave dhe u ёshtё falënderuar tё gjithё atyre qё me mundin dhe angazhimin e tyre kontribuojnë nё zgjidhjen e problemit tё tё zhdukurve. Mё pas shefi i zyrës sё FDH-sё nё Kosovё, Bekim Blakaj, ka folur pёr rёndёsinё e Regjistrimit tё viktimave dhe u ka bёrё thirrje anёtarёve tё familjarёvetё viktimave qё pas prezantimit tё shkurtër tё rezultateve tё deritanishme tё Regjistrimit tё bёjnё verifikimin e tё dhënave pёr anёtarёt e familjeve tё tyre viktima nё Bazёn e tё dhënave tё FDH-sё.

Nё fillim tё prezantimit, kryetari i shoqatës sё familjarёve tё tё zhdukurve “Kujtimi”, Bajram Qerkini, nga Mitrovica/Mitrovice, u ka bёrё thirrje anёtarёve tё familjarёve tё viktimave qё ta bojkotojnë prezantimin dhe ka shtuar se FDH-Kosovё ka pёr qёllim qё “pjesëmarrjen e tyre ta shfrytёzojё pёr projekte tё tjera”. Me kёtё rast pas thirrjes sё kryetarit tё Shoqatёs rreth 30 anёtarё tё familjarёve tё viktimave janë larguar nga ky tubim përderisa tё pranishmit nё sallё, rreth 80 anёtarё tё familjarёve tё viktimave, i kanё lutur pёrfaqёsuesit e FDH-sё Kosovё qё tё vazhdojnë me prezantimin.

mitrov33333333

Pas prezantimit tё tё dhënave qё posedon FDH Kosovё, anёtarёt e familjarёve tёbviktimave e kanё verifikuar saktёsinё e tё dhёnave pёr anёtarёt e familjeve tё tyre viktima tё cilat i posedon FDH-ja nё Bazёn e tё  dhёnave dhe me kёtё rast pёrfaqёsusve tё FDH-sё Kosovё u janё dorëzuar 108 formularё me tё dhёna tё sakta pёr mё tё afërmit e tyre viktima, tetё fotografi dhe gjashtё dokumente tё ndryshme qё vёrtetojnё identitetin e viktimave.

Mitrovica_IV4

linkun vijues mund tё shkarkoni dokumentin nga prezantimi i tё dhënave pёr tё vrarёt, rёnёt dhe tё zhdukurit nё komunën e Mitrovica/Mitrovicë.

 

Share